Total stafi
61% gra dhe 39% burra
33% e stafit kanë ProCredit-in punëdhësin e parë
Menaxhmenti i mesëm
50% burra dhe 50% gra
Afatizo minimum 5,000 € për 6 muaj dhe përfito bonus të menjëhershëm në llogarinë tënde rrjedhëse.
Ke nevojë për financim të shpejtë? Tani mund të marrësh kredi deri në 10,000€ vetëm për 3 minuta, pa vizituar bankën.
Aplikim i...
Puna në Bankën ProCredit
Në zemër të Bankës ProCredit është stafi i saj!
Mësoni më shumë rreth mënyrës se si ne punojmë, si duket dita jonë dhe potencialisht dita juaj në të ardhmen.
Ti
Në ProCredit, kultura e punës të ka ty në qendër! Ndërto suksesin profesional paralelisht me atë personal duke patur një ekuilibër.
Përveç zhvillimit tënd të vazhdueshëm, përkushtimi ndaj institucionit shpërblehet me rritje të strukturuar të pagës gjatë të gjithë rrugëtimit tënd.
Në kuadër të qasjes së punëdhënësit modern dhe fleksibil, ti mund të punosh 24 ditë pune në vit nga shtëpia.
Ti do të punosh në një ambient ku aplikohet dhe promovohet diversiteti gjinor në vendimmarrje, barazi në aspekt të pagës dhe pozita drejtuese.
Familja jote
Pa merak, nuk do ta kalosh në punë një moment kaq të rëndësishëm në jetën e fëmijës tënd!
Nëse familja jote ka nevojë për ty, ti do të jesh me ta!
Ti mund ta shijosh këtë kohë shtesë me familje apo ta shfrytëzosh fundjavën e zgjatur për t’u rimbushur me energji.
Shëndeti yt
Pakoja jonë ekskluzive e Sigurimeve Shëndetësore mbulon të gjitha nevojat mjekësore, duke të dhuruar paqe mendore.
Në ProCredit, natyrën e kemi zemër. Në organizime të ndryshme sportive, jo vetëm që do të ndjehesh më shëndetshëm fizikisht, por dhe do t’i njohësh kolegët në një dimension tjetër.
Zhvillimi yt
Akademitë tona synojnë avancimin e aftësive gjithëpërfshirëse të menaxherëve duke i vënë pjesëmarrësit përballë pyetjeve thelbësore filozofike, historike dhe shoqërore.
Kurset për pozita specifike dhe seminaret me tematika të zbatueshme nga i gjithë grupi sigurojnë që secili anëtar i personelit të ketë shkathtësitë dhe kompetencat e duhura.
Kursi i anglishtes është një eksperiencë e larmishme ku trajnimi bëhet përmes aktiviteteve argëtuese me kolegë ndërkombëtarë nga të gjitha vendet ku operon ProCredit.
Çdo ditë me ne
Qoftë për bashkëpunim në projekte apo në zgjidhjen e sfidave së bashku, besimi dhe bashkëpunimi mes kolegëve të fal një energji të pandalshme kolektive, që garanton produktivitet.
Si anëtar i ekipit të bankës, ti inkurajohesh të shprehësh kreativitetin dhe pikëpamjet e tua. Një mjedis i tillë ku ti ndihesh i vlerësuar dhe i dëgjuar është receta për sukses.
Kultura financiare është shtylla e ProCredit”-it. Kjo pasqyrohet jo vetëm me klientët tanë, por edhe me partnerët dhe kolegët, duke të ndihmuar edhe ty q të përvetësosh menaxhimin e parave t tua.
ProCredit në numra ( 2024):
61% gra dhe 39% burra
50% burra dhe 50% gra