Sot, përmes teknologjisë që Banka ProCredit ka në dispozicion, ju mund ti adaptoheni jetës dinamike dhe të kryeni punët tuaja bankare shumë më lehtë dhe shpejt duke u shërbyer në Zonat 24/7 të cilat ofrojnë këtë mundësi - pra deponimin e parave përmes bankomateve.
- Klientët mund të deponojmë deri në 50 bankënota në bankomat që arrijnë vlerën jo më të madhe se 9,995 Euro.
- Bankënotat mund të jenë të ndryshme, prej 5, 10, 20, 50, 100, 200, 500 Euro.
- Klientët, gjatë ditë, mund të realizojnë deponime në bankomat më shumë se një herë, me kusht që shuma e përgjithshme që ka deponuar klienti gjatë ditës nuk kalon shumën 9,995 Euro.
Në rast se realizoni deponimin prej orës 07:00 deri në orën 20:00, shuma në bilancin tuaj do të figurojë brenda 10 minutave. Ndërsa nëse depononi prej orës 20:00 deri në orën 07:00, shuma në bilancin tuaj do të figurojë pas orës 07:00 të mëngjesit.
Klikoni Zonat 24/7 për lokacionet më të afërta.
Shiko videon udhëzuese për të deponuar paratë për 1 minutë?