Si ta shihni gjendjen e llogarisë në internet falas? (Video)

Shumë shpesh për çështje menaxhimi dhe kontrolli, neve na duhet t’i dimë të hyrat dhe shpenzimet tona në çdo kohë. Për t’i menaxhuar parat është shumë më e lehtë kur ke në dispozicion informatat më afër.

Shërbimi e-Bilanci ju mundëson të keni qasje në llogarinë tuaj bankare në çdo kohë nga shtëpia apo përmes pajisjes së këndit informues që është i vendosur në Zonat 24/7. Mjafton që të keni llogari në Bankën ProCredit dhe të lidhni marrëveshje me bankën paraprakisht. Për më tepër, ky shërbim ofrohet falas nga Banka ProCredit për klientët e saj.

Cilat janë llogaritë që mund të shihen përmes e-Bilancit?
• Bilanci i llogarisë rrjedhëse
• Bilanci i llogarisë së kursimit
• Bilanci i llogarisë me afat
• Bilanci i kredisë
• Bilanci i kartelës së kreditit

Klikoni Zonat 24/7 për lokacionet më të afërta.

Shikoni videon udhëzuese për t’i parë hap pas hapi si të shikoni bilancin e llogarisë në internet: