Kredi të gjelbra

Kreditë e Gjelbra janë produkte kreditore të dizajnuara enkas për investime në masa të efiçiencës, investime në burime të energjisë së ripërtëritshme dhe investime të tjera ekologjike. Duke financuar investime të tilla, ne kontribuojmë në promovimin e bizneseve dhe investimeve tjera të klientëve privatë që janë ekologjikisht miqësore, njëkohësisht stimulojmë ekonominë e gjelbër në Kosovë.

Çka konsiderojmë kredi të gjelbër?

Investimet në aktivitetet që bien nën kategoritë e njërës nga investimet e mëposhtme. 

  • Investime në Efiçiencë të Energjisë (EE): masa për të reduktuar konsumin e energjisë dhe për të ofruar nivel të njëjtë ose më të lartë të prodhimit
  • Investime në Energji të Ripërtëritshme (ER): investime në shfrytëzimin e burimeve natyrore të renovueshme (p.sh. energjia nga era, energjia diellore) ose që ripërtërihen më shpejt se sa shpenzohen (p.sh. biomasa)
  • Investime Miqësore ndaj Mjedisit (GR): investime të tjera miqësore ndaj mjedisit, që kanë efekt direkt pozitiv tek mbrojtja e mjedisit, edhe nëse nuk ka gjithmonë reduktime të matshme në kërkesën për energji apo në lirimin e gazrave serrë (p.sh. efiçienca e burimeve, bujqësia organike, mbrojtja e dheut dhe e ujit, shërbimet për konsultim dhe planifikim për të reduktuar ndotjen e mjedisit etj.)

Apliko për panele solare

Bëhu shpëtimtar i mjedisit. Vendosi panelet solare sot!

Klientë privat Klientë Biznesi