Të gjithë e dimë, zgjedhja e pakos bankare është sfidë në vete. Stilet e ndryshme të jetesës dhe rrethanat specifike të secilit kërkojnë shërbime të personalizuara bankare. E këtë më së miri e bën Banka ProCredit.
ProCredit është e përkushtuar për të ofruar zgjidhje dhe mundësi financiare veçanërisht për ty! Me një gamë të gjerë pakosh bankare të dizajnuara për të përmbushur nevojat e ndryshme financiare, ProCredit sigurohet që çdo individ (përfshirë edhe ty që po lexon tani), të gjesh pakon që të konvenon më së shumti.
Më trego çfarë tipi je, të tregoj çfarë pako të duhet!
Pa dyshim se secila pako i ka të mirat e veta. Andaj, zhytu në përfitimet unike të secilës dhe kudo që e gjen veten, apliko dhe hap llogarinë 100% online me pakon e preferuar!
Pako e Avancuar – krejt shërbimet, krejt përfitimet!
A je profesionist me pak kohë për bankat? Ti ke nevojë për një llogari bankare që ju mundëson të menaxhoni pagesat e klientëve, shpenzimet e zyrës apo çfarëdo nevoje tjetër që mund të të lindë.
Me pakon e avancuar, ti përfiton nga shërbimet e plota të e-Banking dhe m-Banking, si dhe fleksibilitet të plotë në transfere, tërheqje dhe çdo shërbim tjetër bankar që të nevojitet.
Çka përfiton:
-
Llogari rrjedhëse, llogari kursimi për vete dhe për fëmijë, si dhe depozita me afat.
-
Të gjitha llojet e kartelave.
-
Bankën në telefon (aplikacioni mobil dhe e-Banking).
-
Tërheqje pa limit në të gjitha bankomatet e bankave në Kosovë
-
Transfertat ndërmjet llogarive tuaja, brenda Bankës ProCredit dhe ndërkombëtare hyrëse ProPay.
-
Pagesat për institucione publike, universitete, shkolla private, ambasada dhe kompani sigurimesh përmes e-Banking.
-
Mbushjen e telefonit në bankomate të Bankës ProCredit.
-
Shërbime SMS.
-
Overdraft me normë efektive 9%.
Pako Standard - më shumë shërbime, më pak shpenzime!
A je pagëmarrës i cili ka nevojë për një llogari bankare për të menaxhuar pagën dhe për të bërë urdhërpagesa periodike të ndryshme, pa paguar tarifa shtesë për çdo shërbim ekstra?
Pako standard të ofron një balancë të mirë midis çmimit dhe shërbimeve që përfshihen, duke u bërë zgjidhja e duhur për ty!
Çka përfiton:
-
Llogari rrjedhëse bashkë me debit kartelën me 3D secure pin që të vjen deri tek shtëpia.
-
Llogari kursimi për vete dhe për fëmijë, si dhe depozita me afat.
-
3 tërheqje në muaj në të gjitha bankomatet në Kosovë.
-
Bankën në telefon (aplikacioni mobil dhe e-Banking).
-
Overdraft me normë efektive 13%.
-
Transfertat ndërmjet llogarive tuaja, brenda Bankës ProCredit dhe ndërkombëtare hyrëse ProPay.
-
Pagesat për institucione publike, universitete, shkolla private, ambasada dhe kompani sigurimesh përmes e-Banking.
-
Mbushjen e telefonit në bankomate të Bankës ProCredit.
-
Deponim dhe tërheqje me kartelë debiti në bankomatet e Bankës ProCredit dhe në dyqane të caktuara.
-
Shërbime SMS.
Pako Bazike - për nevoja të thjeshta, e zgjidhje të shpejta!
A je dikush që do një llogari të thjeshtë për të kursyer dhe për të bërë pagesa të vogla? Pakoja bazike është për ty!
Përmban shërbimet kryesore, minimale, por esenciale – asnjë komplikim më shumë!
Çka përfiton:
-
Llogari rrjedhëse bashkë me debit kartelën me 3D secure pin që të vjen deri tek shtëpia.
-
Llogari kursimi për vete dhe për fëmijë, si dhe depozita me afat.
-
Bankën në telefon (aplikacioni mobil dhe e-Banking).
-
Overdraft me normë efektive 13%.
-
Transfertat ndërmjet llogarive tuaja, brenda Bankës ProCredit dhe ndërkombëtare hyrëse ProPay.
-
Pagesat për institucione publike, universitete, shkolla private, ambasada dhe kompani sigurimesh përmes e-Banking.
-
Shërbime SMS.
E nëse je student/studente dhe ke nevojë për një llogari bankare për të menaxhuar shpenzimet e përditshme dhe për të marrë bursë, për ty, Banka ProCredit ka dizajnuar pakon studentore ProStudent, ku gëzon mirëmbajtje pa pagesë tërë jetën!
Ty t’mbetet veç me zgjedh – Hap llogari tani!
Me një gamë kaq të gjerë pakosh të dizajnuara për të përmbushur nevojat e ndryshme financiare, Banka ProCredit të jep hapësirë t’i menaxhosh financat e tua, si të duash ti!
Bashkoju komunitetit të Bankës ProCredit dhe hap llogari në kushtet e tua!
Lehtë për ty!