Arti i të kursyerit: Lehtë me llogari kursimi!

A e ke sfidë të gjesh një opsion kursimi që përshtatet me nevojat e tua personale? Njihu me llogarinë e kursimit në ProCredit, zgjidhja e vetme për të shtuar paratë e tua.

Nëse flasim me dorë në zemër, të gjithë kemi dëshirë të kursejmë. Të kesh para mënjanë të cilat mund t’i shfrytëzosh në momente të papritura, dëshmon përgjegjësi financiare, si shprehi  e domosdoshme  në kohët e sotme. 

Mirëpo, këto momente të paplanifikuara nuk kanë parashikim dhe dinë të vijnë më shpejt sesa e mendon ti.

Çka është llogaria e Kursimit?

Është llogari e ndarë nga ajo rrjedhëse , por jo e zakonshme. Paramendoje një llogari kursimi që të vjen bashkë me fleksibilitetin e një llogarie rrjedhëse, që të japin kontroll të plotë mbi kursimet e tua. 

Kanë ikur ditët kur nuk mund të kishe qasje në paratë e kursyera me vite të tëra. Përmes llogarisë rrjedhëse, ti ke mundësinë të deponosh pa kufi në llogari rrjedhëse, të fitosh interes për çdo ditë që paratë qëndrojnë në llogarinë e kursimit, si dhe t’i tërheqësh kurdo që ke nevojë.   

Kështu, FlexSave ta thjeshtëson si procesin e kursimit të parave, ashtu edhe procesin e shfrytëzimit të atyre kursimeve kurdo që të nevojiten. Të gjitha i ke në dorë ti!

Si funksionon llogaria e Kursimit?

Llogaria e kursimit mund të hapet dhe të menaxhohet tërësisht online. Transfero fonde dhe mbikëqyr bilancin teksa rritet; të gjitha nga komoditeti i shtëpisë tënde. E për këtë, të duhet aplikacioni mobil. 

Shkarkimi i aplikacionit në telefonin tënd është procedurë e thjeshtë.  Vetëm kërko ProCredit Kosovo në Play Store (Android) apo në App Store (iOS)  dhe mund t’ia fillosh procesit të shkarkimit.  

Pas shkarkimit, në faqen hyrëse të aplikacionit ti duhet të shënosh emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tënd të e-Banking dhe je gati për t’i shfrytëzuar përparësitë që të jep aplikacioni mobil përfshirë këtu edhe menaxhimin e llogarisë së kursimit.

Ja një shembull praktik: Të ka dalë rroga në llogarinë rrjedhëse dhe dëshiron ta ndash një pjesë në kursime? Pa merak, me një klik në butonin Transferoni në FlexSave që e gjen në aplikacionin mobil, fondet transferohen menjëherë në llogarinë tënde të kursimeve. 

Krejt i ke në telefon, të gatshme! Veç iniciativën a e ke?

Si të ndihmon ky fleksibilitet të kursesh?

FlexSave është krijuar me ty në mendje, me qëllimin kryesor të ta thjeshtojë procesin e kursimit që ndonjëherë  tingëllon si procedurë e komplikuar. Përveç përparësisë digjitale, ku ti menaxhon çdo gjë online 24/7,  

Llogaria e kursimit nuk të imponon një shumë minimale të shumës së kursyer. Pavarësisht a je duke filluar me pak apo me ndonjë shumë të konsiderueshme parash, je shumë i mirëpritur në komunitetin e kursimtarëve të ProCredit. 

Gjithashtu, kjo llogari të ofron 100% fleksibilitet. Depozito dhe tërhiq, kur të duash, sa të duash, pa ndëshkime, pa rregulla fikse!

Bëj diçka më shumë për të ardhmen!

Gjithmonë do të të dalë diçka në jetën tënde: një dëshirë e re, një pasion i ri, një koncert i preferuar. Mirëpo, këto nuk krahasohen me gjumin e rehatshëm që ta mundëson strategjia financiare e kursimeve, si prioritet për mirëqenien tënde.

Filloje udhëtimin tënd të kursimeve me ketë llogari dhe merre kontrollin e të ardhmes tënde financiare!

Mbaj mend, çdo cent i kursyer të sjell një hap më pranë qetësisë së mendjes, për ty dhe më të dashurit e tu. Në fund të fundit, kjo ka rëndësi më së shumti.

Nisja kurse tani, apliko me hap llogari kursimi për ty.