Banka ProCredit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) për garancinë kreditore Dritarja për Diasporën, e cila ka për qëllim që të mbështes bizneset e themeluara nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në vende të tjera.
ÇKA KONSIDEROJMË INVESTIM NGA DIASPORA DHE CILAT JANË KËRKESAT LIGJORE?
Bashkatdhetarët do të duhej të shprehin qëllim të qartë për të investuar në Kosovë:
- Duke inicuar themelimin e një biznesi të ri, ose
- Duke përkrahur një biznes egzistues në Kosovë themeluar nga investitori i diaspores.
Bizneset që kanë përvojë më të gjatë se 36 muaj nuk kualifikohen për këtë dritare.
Struktura e pronësisë së bizneseve të sapo krijuara nga investitorët e diasporës, duhet të jetë në:
- Pronësi të plotë të investitorit të diasporës.
- Partneritet me banorë të Kosovës (shembull: partnerë biznesi, të afërmit e familjes, miqtë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë) ose
- Nëse investitori nga diaspora themelon një biznes me nje bashkeinvestitor të huaj (jorezident të Kosovës).
Në të tri rastet e lartëpermendura, investitori nga diaspora duhet të zotërojë së paku 30% të pronësisë së ndërmarrjes. Investitori duhet ta mbështesë idenë e themelimit të biznesit/ndërmarrjes së re me një plan biznesi.
Pajtueshmëria me kërkesat dhe rregullativën ligjore:
Aplikuesit duhet t’i respektojnë të gjitha ligjet, rregulloret dhe udhëzimet përkatëse që rregullojnë investimet dhe aktivitetet e biznesit në Kosovë. Për më tepër, aplikuesi do t’i nënshtrohet një procesi të vlerësimit të kujdesit të duhur kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nga ana e institucionit të regjistruar financiar, dhe nuk duhet të jetë subjekt i ndonjë procesi gjyqësor ose pjesë e ndonjë liste të sanksioneve ndërkombëtare.
CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN?
Ndërmarrja mikro e vogël dhe e mesme (NMVM) kërkohet të jetë:
- Në pronësi private të themeluar nga investitori qe gezon statusin e investitorit nga diaspora.
- E regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK)
- Ndërmarrje e themeluar nga diaspora që kanë përvojë pune jo më të gjatë se 36 muaj.
- Gjithëpërfshirëse për sektorë të ndryshëm përveç atyre të ndaluara sipas politikës së menaxhimit mjedisor e social të FKGK-së.
- Investitor me histori të mirë kreditore nga vendi përkatës ku jeton e vepron apo edhe në Kosovë.
- Biznes me më pak se 250 punonjës.
Info shtesë lidhur me origjinën Kosovare të pronarit të biznesit:
- Të gjithë ata që fillimisht kanë lindur dhe jetuar në Kosovë, por kanë emigruar dhe kanë jetuar për më shumë se tre vjet jashtë vendit.
- Pasardhësit (gjeneratat e reja) të prindërve kosovarë, duke u shtrirë në gjeneratën e dytë, me origjinë nga Kosova.
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA PËR INVESTIME TË DIASPORËS?
Kreditë e kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares për Investime të Diasporës:
- Shuma minimale e kredisë është 3,000 euro.
- Shuma maksimale e kredisë është 3,000,000 euro.
- Shuma minimale e garancisë është 1,500 euro.
- Shuma maksimale e garancisë është 2,000,000 euro.
- Afati minimal i kthimit të kredisë së garantuar do të jetë 3 muaj.
- Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar do të jetë 84 muaj.
- Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime të ndryshme afariste (asete fikse, pajisje, kapital qarkullues).
LLOJET E KREDISË
Kredi; Linjë kreditore.
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?
- Mbulueshmëri me garanci kreditore deri në 80% të kryegjësë së kredisë por jo më shumë se 2,000,000 euro. Përqindja e mbulueshmërisë me garanci kreditore varet nga vlera e investimit fillestar *
- Pjesëmarrja e investitorit në investim fillestar është e obligueshme në vlerë së paku 20%. *
*Përqindja e mbulueshmërise me garanci sipas pjesëmarrjes në investim fillestar/kredi bankare
|
Mbulueshmëria garancisë (%) |
Pjesëmarrja në investim fillestar/kredia bankare (%) |
|
60 |
20/80 |
|
70 |
25/75 |
|
80 |
30/70 |
Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares së Diasporës, ju lutemi klikoni këtu:
Aplikoni për kredi këtu!
Shembull per orientim:
|
Kredia |
500,000 Eur |
|
Periudha e kthimit të kredisë |
60 muaj |
|
Norma vjetore nominale |
6.60% |
|
Shpenzimet administrative |
0.50% |
|
Norma vjetore efektive e interesit |
7.02% |