Cilat janë investimet që mund t’i bësh në shtëpinë tënde?

Kualiteti i jetës është shpërblimi më i mirë që mund t’i sigurosh vetes dhe fëmijëve të tu. Hapësira jetësore, ku vendos kokën dhe ku krijon kujtimet më të bukura, nuk është vetëm shtëpi, por edhe bazamenti mbi të cilin ti ndërton një jetë të shëndetshme familjare.

Si e tillë, shtëpia jote meriton investim adekuat.

Banka ProCredit ofron një gamë të gjerë kredish që të mundësojnë të financosh investime të ndryshme në shtëpinë apo banesën tënde, përfshirë rinovimet, pastaj investimet e tjera në masa të efiçiencës së energjisë, instalimin e paneleve solare duke e shndërruar shtëpinë tënde në një ambient më komod. Të gjitha këto me një normë më të favorshme krahasuar me kreditë tjera për investime të ngjajshme.

Kredi për rinovim të shtëpisë/banesës

Dritaret e vjetra që nuk ofrojnë mbrojtje nga i ftohti dhe era, sistemet antike të ngrohjes dhe ftohjes, të gjitha janë probleme të njohura për kosovarët.

Probleme të tilla, ndonëse duken minore, rrisin dukshëm faturat mujore. Me mbështetjen e Bankës ProCredit, ti mund t’i kapërcesh këto telashe dhe t’i shijosh frytet e investimeve në shtëpinë tënde për vite me radhë. 

Si liderë në promovimin e fushës së erfiqensës dhe qëndrueshmërisë, banka të ofron interes shumë të favorshëm në kredi të tilla. Rinovimi i shtëpisë mund të përfshijë përmirësimet si ndërrimi i dyerve dhe dritareve, përditësimi i sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes, ose modernizimi i hapësirave të brendshme, renovime të kulmit, izolime të mureve etj. Këto përmirësime jo vetëm që të rrisin rehatinë, por edhe shtojnë vlerën e pasurisë tënde. 

Kredi për instalimin e paneleve solare

Potenciali i paneleve solare është i paeksploruar. Ti ndoshta nuk e di, por instalimi i paneleve solare dhe përdorimi i energjisë solare për shtëpinë tënde mund të t’i përgjysmojë shpenzimet e rrymës! Përveç asaj, duke u ngrohur me ndihmën e diellit, ti kontribuon në mbrojtjen e mjedisit duke minimizuar harxhimin e burimeve natyrore dhe ndotjen e ajrit. Nëse ti ende nuk e din se çfarë kosto ka vendosja e paneleve solare, sa kursen në fatura vjetore apo edhe sa më pak C02 lirohet për shkak investimit tënd, hajde kalkuloje tani investimin në kalkulatorin e paneleve solare, këtu.

Përfitimet e kredive 

Kreditë e ofruara nga Banka ProCredit vijnë me kushte të favorshme dhe mundësi për të zgjedhur afate të kthimit që përputhen me planin tënd financiar, në bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët tanë për klientë. Duke investuar në shtëpinë tënde me ndihmën e kredive të ProCredit, jo vetëm që përmirëson jetën tënde të përditshme, por edhe ndërton një të ardhme më të sigurt financiare për ty dhe familjen tënde.

Nisja mendo në këtë drejtim, apliko online në ueb faqe.

Lehtë për ty!