Banka ProCredit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) për garancinë kreditore e cila ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse si dhe avancimin e njohurive financiare, një mbështetje e cila pritet të ndikojë në sigurinë financiare, dhe fuqizimin financiar dhe të pavarur të grave.
CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN?
Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto:
-
NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni,
-
NMVM-të në pronësi ose në bashkëpronësi nga më së paku një grua ose të udhëhiqet nga të paktën një grua në një pozicion ekzekutiv,
-
NMVM-të që kanë regjistrim të biznesit,
-
Një huamarrës/biznes i kualifikuar duhet të jetë të paktën në pronësi të një qytetare je banore të përhershme të Kosovës,
-
NMVM–të që kanë më pak se 250 punonjës.
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA PËR GRATË NË BIZNES?
Kreditë e kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares për Gratë në Biznes:
-
Shuma minimale e kredisë është EUR 3,000,
-
Shuma maksimale e kredisë është 50,000 EUR,
-
Shuma maksimale e garancisë është 35,000 EUR,
-
Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 84 muaj,
-
Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues.
E veçanta e kësaj dritare është se, përpos komponentit financiar, do të ofrojë edhe komponentin jofinanciar ose programin e asistencës teknike për gratë në biznes të cilat do të mbështeten në aspektin e:
-
Ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi),
-
Rrjetëzimit, si dhe
-
Mentorimit.
Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Gratë në biznes, ju lutemi klikoni këtu:
Aplikoni për kredi këtu!
Shembull per orientim:
|
Kredia |
50,000Eur |
|
Periudha e kthimit të kredisë |
48 muaj |
|
Norma vjetore nominale |
8.60% |
|
Shpenzimet administrative |
0.50% |
|
Norma vjetore efektive e interesit |
9.22% |