Banka ProCredit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) për garancinë kreditore Dritarja StartUp, e cila ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet start-up me produkte financiare adekuate, në mënyrë që të sigurohet rritja e bizneseve të sapokrijuara si dhe rritja e punësimit, duke përmirësuar kështu standardet e jetesës së popullatës.
CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN?
Parametrat për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:
- NVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni,
- NVM-të që kanë regjistrim të biznesit ,
- NVM-të me përvojë nga dita e parë e regjistrimit deri në 12 muaj eksperiencë,
- Një huamarrës/biznes i kualifikuar duhet të jetënë pronësi të paktën i një qytetari privat ose banori të përhershëm të Kosovës,
- NVM–të që kanë më pak se 250 punonjës.
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA START-UP?
Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares StartUp:
- Shuma minimale e kredisë është EUR 3,000 EUR
- Shuma maksimale e kredisë është 50,000 EUR
- Shuma maksimale e garancisë është 40,000 EUR
- Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 60 muaj
- Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues
Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares StartUp, ju lutemi klikoni ketu:
Aplikoni për kredi këtu:
Shembull per orientim:
|
Kredi |
30,000Eur |
|
Periudha e kthimit të kredisë |
60 muaj |
|
Norma vjetore nominale |
9.20% |
|
Shpenzimet administrative |
0.50% |
|
Norma vjetore efektive e interesit |
9.82% |