Fuqia e kursimit: Hapa të vegjël, fitime të mëdha

A je tu dashtë me kursye por ende nuk e ke gjete menyrën? Ja pse kursimi tani është më i rëndësishëm dhe më i lehtë se kurrë më parë me FlexSave.

Në peizazhin e sotëm dinamik, të kursesh tingëllon më vështirë sesa çdo gjë tjetër. Kriza energjetike, inflacioni dhe ngjarjet e fundit botërore e kanë bërë artin e kursimit të duket si një praktikë e humbur. 

Mirëpo, janë pikërisht këto ditë të vështira kur duhet të mendosh shumë e më shumë drejt ndërgjegjësimit financiar si zgjidhja e dëshmuar për të arritur stabilitet në mënyrën se si ti shpenzon.  

Një gjë dihet, nëse nuk fillon të ndash para mënjanë herët, ti vet do t’i vuash pasojat.

Fillo me pak, mendo për shumë

Të kursesh nuk do të thotë të sakrifikosh të gjitha kënaqësitë e jetës. Ti mund të fillosh duke vendosur synime të arritshme kursimi, të kursesh qoftë edhe 50 EUR në muaj apo të ndash mënjanë një përqindje të vogël të pagës tënde, të kursesh aq sa ke. Me kalimin e kohës, teksa kap hapin, kursimi të bëhet rutinë e rëndësishme në vendimet e tua financiare.

Natyrisht, nuk është gjithmonë kaq e thjeshtë. Fleksibiliteti i tillë në shumën se sa kursen dhe kur kursen është vendimtar për shëndetin e kursimeve të tua dhe i arritshëm përmes llogarisë tënde të kursimeve në ProCredit.

Kjo është pikërisht arsyeja pse llogaria e kursimit është e përshtatshme për ty! Një prej përfitimeve kryesore është qetësia mendore dhe shpirtërore që të jep. Ti nuk ke nevojë të brengosesh rreth shumës minimale, afateve etj. Është jashtëzakonisht lehtë të deponosh në kursimet e tua përmes llogarisë rrjedhëse, andaj dhe procesi i kursimit bëhet shumë më i këndshëm kur ke mundësinë të deponosh aq sa ke dhe kurdo që ke.

Pak më shumë kursime, shumë më shumë liri

Në udhëtimin tënd drejt pavarësimit financiar, ti nuk je vetëm! Pse mos të përfitosh nga përparësitë që të jep llogaria e kursimit në ProCredit?

Në rend të parë, ti mund t’i automatizosh kursimet tua. Përmes e-Banking, ti ke mundësinë t’i rregullosh transfertat në atë mënyrë që kursimet të deponohen çdo muaj automatikisht nga llogaria jote rrjedhëse në llogarinë e kursimeve, afatet kohore kur dëshiron te realizohen transfertat dhe shumën që dëshiron të kursehesh. Kjo ta lehtëson edhe vendimin për t’i ndarë paratë mënjanë, pasi aplikacioni mobil e bën punën për ty. Thjesht, në mendjen tënde, ato para veçse e kanë vendin e vet.

Së dyti, përmes aplikacion it mobil ti qasje ne kursimet e tua dhe ti mund ta dish në çdo kohë bilancin tënd! Njohuria është fuqi kur bëhet fjalë për kursimin e parave, e aplikacioni mobil ta dhuron këtë mundësi. Me një qasje shumë të lehtë dhe të thjeshtë në bilancin e llogarive të tua, tendenca jote e të shpenzuarit bëhet shumë e qartë për ty. Transfertat dhe pagesat që bën, të gjitha figurojnë automatikisht në gjendjen e llogarisë, duke të të mbajtur të njoftuar 24/7 se ku po të shkojnë paratë. Kjo, nuk ka të paguar në disiplinën që të mëson!

Realizimi i qëllimeve të së ardhmes 

Jo më kot thonë, paraja e kursyer peshon rëndë në xhep. Edhe pse hedhja e hapit të parë drejt kursimit është sfiduese, kjo nuk duhet të të ndalë në realizimin e aspiratave të tua! Duke ndarë mënjanë paratë vazhdimisht në llogarinë tënde të kursimit, ti investon në të ardhmen tënde dhe i hap rrugën vetes për një të nesërme më të mirë. 

Në rrugëtimin tënd drejt ndërgjegjësimit financiar, Banka ProCredit është miku yt më i mirë!

Apliko online për të hap llogari kursimi.