Bota e sotme e biznesit kërkon qasje të drejtpërdrejtë në kapital. Ky është një fakt i pakontestueshëm dhe thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e cilitdo biznes.
Si i tillë, që biznesi yt të ketë në dispozicion burimet financiare të nevojshme për suksesin e tij pa shkaktuar mungesa në operacionet e përditshme, janë kreditë ato që marrin rolin kryesor, pasi ato të hapin rrugën drejt strategjive të panumërta të zhvillimit, duke i shndërruar ambiciet e tua për biznesin tënd në realitet.
E, për të sjellë inovacion dhe rritje në biznesin tënd, Banka ProCredit është partneri yt më i mirë. Duke filluar nga kreditë e gjelbra e deri te mundësitë e ndryshme të investimit, zhytu në përfitimet e financimit të biznesit në ProCredit.
Merr kredi, merr superfuqi!
Kreditë janë si superfuqi për bizneset! Dëshiron të zgjerosh linjën e produkteve, të rrisësh inventarin apo të hapësh pike të re? Kredia në ProCredit është përgjigjja!
Në gamën e gjerë të kredive që Banka ProCredit ka dizajnuar për të përmbushur nevojat e ndryshme financiare të ndërrmarrjeve, padyshim që edhe biznesi yt do ta gjejë zgjidhjen! Ja një analizë e disa prej kredive kryesore që ke në dispozicion:
1. Kredi për blerje malli apo kapital qarkullues
Nevojat e përditshme të biznesit tënd për likuiditet dinë të jenë si re e zezë që të përcjell dhe ta ndalon çdo ide për inovacion. Për këtë, Banka ProCredit ofron kredi, mjetet e së cilës ti mund t’i përdorësh për të financuar blerjen e malli apo kapital qarkullues. E, duke njohur kërkesat komplekse që çdo biznes ka më vete, Banka ProCredit ofron kredi me afate të ndryshme duke u bazuar në nevojat dhe potencialin e biznesit.
Jepja një dozë energjie biznesit, apliko tani!
3. Kreditë e gjelbra
Dashuria për mjedisin në ProCredit është gjë e dëshmuar! Si banka e parë që ofron kredi të gjelbra për bujqësi, Banka ProCredit i jep rëndësi të veçantë ndikimit të aktiviteteve financiare të klientëve të vet në mjedis. Andaj, këtu ka lindur ideja e kredive të gjelbra, si produkte financiare të cilat inkurajojnë investimet në qëndrueshmëri përmes normave të ulëta dhe kushteve të favorshme. Këto kredi mund t’i përdorësh për financimin e projekteve që përmirësojnë efikasitetin energjetik në zyrat e biznesit tënd, instalimin e paneleve solare ose përdorimin e teknologjive të pastra.
Puno gjelbër, merr kredi të gjelbër!
4. Overdrafti
Është fiks për biznesin tënd, nëse po përballesh me mungesë të parave të gatshme për një periudhë të shkurtër kohore, apo kërkesë të lartë dhe mungesë të kapacitetit Me këtë mund t’i plotësosh nevojat e biznesit shpejt dhe jo domosdoshmërisht të kesh nevojë për kredi afatgjatë. Kështu, kontrollon kostot si dhe menaxhon likuiditetin, pa strese shtesë!
-
Ndihmesë në menaxhimin e likuiditetit të kompanisë tënde
-
Interesi paguhet vetëm në shumën e shfrytëzuar
-
Interesi llogaritet në baza ditore
Financo shpenzimet operative të biznesit tënd, apliko tani.