Kursimi digjital

Një fjalë e urtë popullore thotë: një shkëndijë ndez një pyll. Gjithçka që të nevojitet është një shkëndijë vullneti dhe ai pyll shndërrohet në siguri financiare digjitale.
Askush nuk i shpëton tundimit për të shpenzuar, qoftë për të plotësuar dëshirat personale, apo edhe për ta thyer ndonjëherë rutinën e përditshme me ndonjë udhëtim për fundjavë. Duke ia shtuar edhe kostot e rritura gjatë kohëve të fundit, kursimi shndërrohet në mit, sekretet e të cilit si duket askush nuk mund t’i shpalosë pa sakrifikuar rehatinë e jetës së përditshme.

Epo, këtu qëndron problemi. Ideja se kursimi duhet të ndodhë vetëm kur ke stabilitet financiar është ajo që i dëmton më së shumti financat e tua. Kultura e kursimit është shprehi që mbillet me pak motiv dhe më së shumti, me lehtësim të mënyrës se si ti kursen. E për këtë, çelësi është llogaria e kursimit

Kurse rehat

Hamendësoni për një çast se si e mendoni një llogari kursimesh. Ti me siguri je mësuar që kursimet e tua të mos i shohësh për një kohë të gjatë nëse nuk e viziton bankën fizikisht dhe t’i mendosh si para të bllokuara ku nuk ke qasje e as nuk mund t’i shfrytëzosh menjëherë në raste emergjente.  

Me llogarinë e kursimeve të Bankës ProCredit, të gjitha këto sfida mbeten histori. Hapja e një llogarie është proces tërësisht digjital, i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, siç janë të gjitha shërbimet financiare të bankës sonë. 

Në çastin që hap llogari, llogaria e kursimit të vjen bashkë me llogarinë tënde rrjedhëse, duke të të ofruar qasje 24/7 në kursimet e tua përmes e-Banking. Me veçori të tilla si monitorimi i gjendjes së llogarisë, transferta të automatizuara dhe deponime/tërheqje të kursimeve pa limit, kjo llogari të fuqizon ty si kursimtar, duke të të dhënë rehatinë të kursesh prej kudo që ndodhesh.

Veç me një klik

Në ritmin e shpejtë të jetës, llogaria e kursimit të shpëton kohë dhe mund përmes fleksibilitetit të vet, ashtu siç e ka edhe emrin. Kjo llogari të ofron ty, si mbajtës i llogarisë, lirinë për të depozituar dhe tërhequr paratë që i ke kursyer kurdo që ty të nevojiten, pa u përballur me ndëshkime ose kufizime në orare të bankës apo pengesa nga lokacioni ku ti mund të jesh Gjithçka që të duhet është qasje në aplikacionin mobil dhe përmes një klik-u në telefonin tënd ti mund t’i transferosh paratë prej llogarisë së kursimit në atë rrjedhëse, dhe ato janë të gatshme për t’u përdorur për blerje dhe pagesa me kartelën tënde bankare. 

Kështu, me llogari kursimi, ti mund të kursesh sipas kushteve të tua dhe ta përshtatësh strategjinë tënde të kursimeve varësisht situatës.

Proces i qetë i kursimit

Transfertat nga llogaria rrjedhëse në kursime mund të bëhen edhe më të lehta përmes urdhërpagesave të automatizuara ku ti mund të caktosh një shumë të caktuar e cila do të kalojë nga llogaria rrjedhëse në llogarinë tënde të kursimeve në intervale të rregullta (ditore, javore, mujore, varet nga preferencat e tua). Kështu, ti sigurohesh që kursimet e tua të rriten sistematikisht, pa pasur nevojë të kujtohesh të bësh transferim çdo ditë! Edhe më lehtë për ty!

Hidh hapin e parë drejt pavarësimit financiar

Në thelb, kursimi është vetëkontroll. Pasi fiksohet në mendje, shprehia e kursimit i nxit paratë e tua të punojnë për ty. Kjo nuk do të thotë se ti duhet ta lësh veten dhe nevojat e tua mënjanë, përkundrazi. 

Duke hapur një llogari të kursimit digjitale FlexSave, ti ruan atë që fiton në mënyrë sistematike, pak nga pak, aq sa mundesh të ndash nga buxheti yt mujor. Kjo do të të hapë rrugët drejt mundësive më të mëdha, duke të pajisur me vizionin, vetëbesimin dhe iniciativën e duhur për t’u përballur me çdo sfidë financiare.

Nisja kurse sot, apliko online për llogari kursimi.