ProCredit Bank zbret normat e interesit për kredi biznesi

Prishtinë, 12 Maj 2011 -  Me qëllim të mbështetjes së mëtejme për bizneset vendase, ProCredit Bank ka lehtësuar kushtet për kreditë e dedikuara për këtë sektor i cili konsiderohet si një ndër sektorët më të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik të vendit.
 
Nëpërmjet kredive për biznese, ProCredit Bank synon të mbështesë dhe stimulojë bizneset në zgjerimin e tyre, rritjen e profitabilitetin apo fillimin e prodhimit.

 “Duke konsideruar se bizneset në Kosovë janë ndër aktivitetet kryesore ekonomike dhe gjithashtu sektori i cili gjeneron mjaft vende pune, ProCredit Bank tashmë ka bërë lëvizje në lehtësimin e kushteve për kredi për biznese të vogla, agrobiznese dhe biznese të mëdha duke zbritur kamatat vjetore mesatarisht deri në 2% varësisht nga shuma, kohëzgjatja apo lloji i kredisë së biznesit”, ka deklaruar Florin Lila, zëvendës drejtor gjeneral në ProCredit Bank.

Përndryshe ProCredit Bank, ishte banka e parë në Kosovë e cila filloi të ofrojë  qasje financiare për bizneset vendase në mënyrë që të ndihmojë zhvillimin e mëtejmë të tyre.

Deri më tani ProCredit Bank ka disbursuar rreth 117,134 kredi për mbështetjen të sektorit të biznesit vendas. Këto rezultate tregojnë qartë kontributin e bankës sonë në zhvillimin e sektorit të ekonomisë.