Të nderuar klientë,
Ju njoftojmë se ProCredit Bank nuk dërgon informata përmes e-mailëve lidhur me shërbimin e-banking pa kërkesën e klientëve tanë. Nëse një gjë e tillë ju ka ndodhur apo mund t’ju ndodh, luteni që këto njoftime t’i injoroni dhe ata e-mailë t’i fshini menjëherë.
Në vijim, gjeni disa këshilla nga ana e bankës:
• Njoftimet që mund t’ju vijnë përmes e-mailëve mund të jenë mashtrime klasike (SPAM) të cilat kanë për qëllim marrjen e informatave tuaja personale siç janë Emri i përdoruesit dhe Fjalëkalimi (Phishing).
• Këto e-mailë duhet të injorohen dhe të fshihen menjëherë.
• Adresa e vetme zyrtare e e-banking të ProCredit Bank Kosova është https://ebanking.procreditbank-kos.com e cila ndër të tjera mund të verifikohet edhe duke hapur certifikatën elektronike (ikonën në formë dryni afër rreshtit ku shkruhet adresa). Çdo adrese tjetër mund të jetë potencialisht mashtrim. Kjo është e cekur edhe në Manualin e e- banking të cilin ju lusim ta lexoni në tërësi, e sidomos aspektet e sigurisë para se të vendosni informatat tuaja personale (emrin e përdoruesit, fjalëkalimin, apo token-in).
• Nëse jeni kyçur në ndonjë ueb faqe tjetër përveç ueb faqes zyrtare https://ebanking.procreditbank-kos.com/ ju lutemi të lajmëroni menjëherë ProCredit Bank-ën.
Ju faleminderit për mirëkuptim
ProCredit Bank