ProCredit Bank shpallet “Banka më e mirë në Kosovë 2011” nga Euromoney

Prishtinë, 12 Korrik 2011 - Për të dytin vit me radhë revista prestigjioze  mbi tregjet financiare në botë,  Euromoney i ka dhënë ProCredit Bank-ës çmimin “Banka më e mirë në Kosovë 2011”.

Çmimet e Euromoney janë çmimet më prestigjioze në industrinë bankare në botë dhe u jepen bankave lidere dhe institucioneve financiare në më shumë se 100 vende të botës. Çmimet bazohen në performancën e shquar, cilësinë e shërbimeve të ofruara, idetë dhe praktikat e reja si dhe rezultatet e larta financiare.

Drejtori gjeneral I ProCredit Bank-ës në Kosovë Philip Sigwart ka mirëpritur çmimin.
“Është një nder I madh të marrësh çmimin “Banka më e mirë”, kjo është meritë e punës së madhe të punëtorëve  tanë si dhe besnikërisë së klientëve. Ne e shohim këtë çmim si një motivim shtesë për të vazhduar ndërtimin e një institucioni solid i cili kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Banka jonë është një shembull i qartë që një institucion me një vizion të fuqishëm zhvillimor në të njëjtën kohë mund të jetë edhe shumë i suksesshëm komercialisht “ ka thënë Philip Sigwart.