ProCredit Bank sponsor gjeneral I Dokufestit

Prishtinë, 22 Korrik 2011 - Festivali Ndërkombëtar I Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “Dokufest” për të shtatin vit me radhë mbështete nga ProCredit Bank.

Festivali fillon më 23 Korrik dhe do të zgjas deri më 31 Korrik 2011 në Prizrenin historik dhe pitoresk që tërheq një numër të madh të artistëve nga regjioni dhe bota.

Festivali do t’i prezantojë 180 filma që përfaqësojnë 55 shtete , të selektuara nga mbi 2000 filma sa kanë arritur sivjet në adresën e Dokufest-it..

Për të nderuar edicionin e dhjetë të festivalit, programerët e DokuFestit kanë përgatitur programin special të quajtur 10 Vjet Fuqishëm, me filmat më të mirë dokumentar dhe të shkurtë që janë shfaqur në DokuFest gjatë dhjetë viteve të ekzistencës.

Vlen të theksohet se ProCredit Bank ofron 50 % zbritje për të gjithë klientët që paguajnë biletën me njërën nga kartelat e bankës.