ProCredit Bank ofron shërbimin më të ri - SMS Top Up

Prishtinë, 15 Gusht 2011 - Edhe një mundësi e re për klientët e ProCredit Bank. Kësaj radhe ProCredit Bank në bashkëpunim me IPKO ofron shërbimin më të ri SMS Top Up.

SMS Top Up është shërbim që ju ofron klientëve mundësin që përmes porosisë nga telefoni mobil të shfrytëzojnë mjetet në llogarinë rrjedhëse në ProCredit Bank që të mbushin llogarinë e telefonit mobil, Ipko fiks, Ipko TV, Ipko Internet si dhe shërbimet e kombinuara të Ipkos Duo TV, Duo Fix. Gjithashtu klientët mund të autorizojnë deri në 4 persona të afërt të cilët mund të shfrytëzojnë këtë shërbim.

“SMS Top Up është një risi tjetër nga ProCredit Bank dhe është i dizajnuar për të kursyer kohën e klientëve tanë. Ky shërbim është vetëm vazhdim i synimit të bankës tonë për të ofruar produkte dhe shërbime të reja në tregun bankar ” ka deklaruar Florin Lila zv/drejtor gjeneral në ProCredit Bank.

SMS Top Up shërbimi është shumë i thjeshtë dhe funksional, klientët vetëm dërgojnë një mesazh në numrin 50333 me specifikacionet e llogarisë që dëshirojnë t’i mbushin dhe mbushja përfundon. Ky shërbim u ofrohet klientëve 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Për të aplikuar për këtë shërbim klientët mund të vizitojnë njërën nga degët e ProCredit Bank, të kenë llogari në ProCredit Bank dhe të posedojnë numër të telefonit mobil Ipko.