ProCredit Bank fillon me fushatën informative “Mëso më Shumë”

Prishtinë 28 Shtator, 2011 - ProCredit Bank ka filluar me fushatën informative “Mëso më Shumë”. Kjo fushatë është e përqendruar në ofrimin e informatave të nevojshme për klientët bankar lidhur me shërbimet themelore bankare, në mënyrë që ata të marrin vendime të informuara kur paraqitet nevoja për një shërbim bankar.

“Është absolutisht thelbësore që publiku i gjerë të ketë njohuri themelore në lidhje me bankat dhe për shërbimet dhe produktet bankare, dhe kështu të marrin vendime të mirinformuara kur zgjedhin bankën dhe produktin për të cilin ata kanë nevojë, e posaçërisht kur të marrin  kredi” deklaron Philip Sigwart, Drejtori Gjeneral në ProCredit Bank.

Fushata informuese është mbështetur nga Banka Qendrore e Kosovës.

“Banka Qendrore e Kosovës fuqishëm mbështetë çdo iniciativë e cila ka për qëllim përmirësimin e njohurive të qytetarëve lidhur me shërbimet dhe produktet bankare. Kjo do të mundësoj rritjen e mëtejshme të efikasitetit si për sistemin bankar ashtu edhe për vet shfrytëzuesit e shërbimeve bankare ” tha Gani Gërguri, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës.

ProCredit Bank shpreson se doracakët të cilët i kemi publikuar do të shërbejnë si një udhëzues për marrëdhëniet e klientëve me bankat. Për më tepër, do t’i ndihmoj ata që të bëjnë pyetjet e duhura në zgjedhjen e një produkti bankar dhe ndihmoj ata që të marrin vendim të informuar në zgjedhjen e një produkti apo shërbimi bankar.

Prandaj, si një bankë e orientuar drejt zhvillimit dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë, ProCredit Bank ndjenë nevojën që të kontribuoj në informimin financiar të publikut të përgjithshëm.

Shkarko doracakun për Kredi

Shkarko doracakun për Kursime