Prishtinë, 14 Nëntor 2011 - ProCredit Bank organizoi konferencën me temë " Mundësitë e Investimeve në Agrobiznes në Kosovë” konferencë kjo e mbajtur më 14 nëntor 2011 në Hotel Emerald në Prishtinë. Përfaqësues të më shumë se 500 kompanive, ambasadave,zyrave ndërkombëtare dhe fermer ishin të pranishëm në këtë konferencë.
Drejtori gjeneral i ProCredit Bank, Philip Sigwart prezantoi mundësitë dhe llojet e marrjes së kredive për agrobiznes. Ai tregoi statistika të reja të rritjes së numrit të banorëve në mbarë botën dhe se humbja e hapësirave të tokës të cilat shtojnë nevojën për rritjen e prodhimeve bujqësore.
Zv. Kryeministrja Mimoza Kusari – Lila bashkë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj dhe atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci mbajtën fjalim lidhur me rëndësinë e sektorit të bujqësisë.
Prezantimin mbi “Mundësitë e investimeve në Agrobiznes” e bëri Shkëlzen Lluka drejtori në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, përderisa Ramadan Berisha nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) beri prezantimin “Korporata Ndërkombëtare Financiare dhe Agrobiznesi”.
Konferenca përfundoi me koktej rasti ku të pranishmit patën mundësinë të diskutonin më për së afërmi lidhur me temat e prezantuara.