ProCredit Bank rishpallet “Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2011” nga revista “The Banker”

Prishtinë, 5 Dhjetor 2011 -  Për të katërtin vit  me radhë revista prestigjioze  e grupit Financial Times “The Banker”  ka shpallur ProCredit Bank “Banka më e mirë për vitin 2011”.

Ky çmim dëshmon për cilësinë e bankës si në ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve edhe për qëndrueshmërinë në industrinë bankare në Kosovë.

ProCredit Bank u nderua me këtë çmim në bazë të rritjes së aseteve, rritjes së profitit, strategjisë afatgjate të bankës, ofrimit të shërbimeve për klientë dhe implementimit të teknologjive më të reja që ekzistojnë sot në tregun bankar të Kosovës.

“Është një nder i madh të marrësh çmimin “Banka më e mirë”, kjo është meritë e punës së madhe të punëtorëve  tanë si dhe besnikërisë së klientëve. Ne e shohim këtë çmim si një motivim shtesë për të vazhduar ndërtimin e një institucioni solid i cili kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Banka jonë është një shembull i mirë që një institucion me një vizion të fuqishëm zhvillimor në të njëjtën kohë mund të jetë edhe shumë i suksesshëm komercialisht “ ka thënë Philip Sigwart drejtor gjeneral në ProCredit Bank.