ProCredit Bank dhe IPKO me ofertë të përbashkët për klientët e tyre

Prishtinë, 23 dhjetor 2011 – Klientët e ProCredit Bank të cilët aplikojnë për kredit kartelë Master dhe Visa deri më 30 Janar 2012, do të shpërblehen me një pako të plotë shërbimesh të telefonisë mobile IPKO.
Vlera e shpërblimit të cilën e merr konsumatori është 150€, ndërsa kohëzgjatja e shërbimeve të pranuara si dhuratë vlen për një vit të plotë.
Pakoja përfshin 600 minuta dhe 600 SMS me të gjithë operatorët, 600 MB internet në mobil, dhe 600 MMS, ndërsa konsumatorët e rinj të telefonisë mobile IPKO marrin edhe SIM-kartelën e re, falas.
Për tu kualifikuar për këtë dhuratë klientët duhet të jenë  klient të ProCredit Bank-ës,të marrin rrogën rregullisht përmes llogarisë bankare, të kenë rrogë mbi 250 euro si dhe kontratë valide të punës.
Pasi që klientët të jenë pajisur me kredit kartelë në ProCredit Bank, banka u jep atyre kuponin e shpërblimit, i cili mund të aktivizohet në ndonjërin nga 17 dyqanet  zyrtare të kompanisë IPKO.