Prishtinë,03 janar 2012 – Në natën e Vitit të Ri, ProCredit Bank ka uruar dhe ndarë dhurata për shtatë foshnjat e para të cilat kanë ardhur në jetë këtë natë.
Shtatë llogari kursimi ProKid, secila në vlerë prej 500 Eurosh, u janë ndarë shtatë të porsalindurve në shtatë rajonet e Kosovës.
Dhuratat e Vitit të Ri për shtatë banorët e parë të Kosovës në vitin 2012 janë shpërndarë për t’u uruar të porsalindurve dhe familjeve të tyre një vit të lumtur e plot shëndet. Njëherësh banka simbolikisht tregon rëndësinë që kursimi do të ketë në jetën e një qytetari te ri. Kjo iniciativë e ProCredit Bank është shënuar në të gjitha rajonet e Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan dhe Ferizaj.
Gjatë shpërndarjes së dhuratave në qendrat e maternitetit, përfaqësuesit e ProCredit Bank i kanë uruar nënat e të porsalindurve duke u dëshiruar foshnjave të tyre jetë të gjatë e të lumtur.
Kjo iniciativë është vazhdimësi e traditës së ProCredit Bank për t’u ndarë dhurata fëmijëve gjatë festës së Vitit të Ri.