Prishtinë, 22 mars 2012 - Me rastin e 22 marsit ‘Ditës Botërore të Ujit’, punëtorët e ProCredit Bankës u kanë ndarë mijëra litra ujë të pijshëm banorëve të fshatit Sazli, fshat ky në komunën e Ferizajit i cili nuk ka qasje në ujë të pijshëm.
Me këtë iniciativë, ProCredit Bank dëshiron të kontribuoj në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së burimeve të ujit dhe qasjen në ujë të pijshëm, duke iu bashkangjitur përpjekjeve mjedisore të 22 marsit, të shënuara në mbarë globin.
Banorët e fshatit Sazli në mungesë të ujit detyrohen të furnizohen nga qyteti i Ferizajt. Prandaj, duke pasur parasysh këtë fshat dhe vende të tjera në Kosovë, të cilat ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm, banka dëshiron të vë në pah rëndësinë e qasjes së përgjegjshme ndaj mjedisit.
Shënimi i sotëm i Ditës Botërore të Ujit në fshatin Sazli është një ndër iniciativat e shumta mjedisore të ProCredit Bankës për vitin 2012.