ProCredit Bank mbështet Olimpiadën Matematikore të Kosovës

Prishtinë, 26 mars 2012 - Dyqind nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës nga klasat e 9-ta, 10-ta, 11-ta dhe 12-ta kanë marr pjesë në Olimpiadën e katërt me radhë të Matematikës.

Gjashtë fituesit e kësaj gare do të përfaqësojnë Kosovën në garën Ndërkombëtare të Matematikës e cila mbahet në muajin korrik të këtij viti në Argjentinë. Olimpiada Matematikore Ndërkombëtare është garë e përvitshme e matematikës për nxënësit para-universitarë.

Vlen të theksohet që Olimpiada Matematikore e Kosovës është organizuar nga Shoqata e Matematikanëve  të Kosovës dhe është përkrahur nga ProCredit Bank.