Prishtinë, 04 prill, 2012 – ProCredit Bank i është bashkuar iniciativës ‘Ta Pastrojmë Kosovën’ për të kontribuar për një mjedis më të pastër.
Zëvendës drejtori gjeneral i bankës, Florin Lila, dhe drejtuesi i kësaj nisme qytetare, Luan Hasanaj, kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi duke nisur kështu bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve për ruajtjen e mjedisit.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të promovohet rëndësia e një mjedisi më të pastër në Kosovë, duke kontribuar drejtpërdrejt në çështjet mjedisore që afektojnë secilin qytetarë të Kosovës.
Për më tepër, stafi i bankës ka pranuar me kënaqësi dhe entuziazëm ftesën për të participuar në ditën e pastrimit të Kosovës, më 24 maj 2012, në kuadër të fushatës ‘Ta Pastrojmë Kosovën’.
Të vetëdijshëm për nivelin e ndotjes së mjedisit, të dyja palët synojnë të theksojnë qasjen e përgjegjshme ndaj mjedisit.
Me këtë rast, ProCredit Bank dhe iniciativa ‘Ta pastrojmë Kosovën’ ftojnë klientët e bankës dhe qytetarët në mbarë vendin të kontribuojnë në pastërtinë e Kosovës.
Bashkohu edhe ti me nismën mjedisore ‘Ta pastrojmë Kosovën’ duke u regjistruar në www.letsdoitkosova.org dhe pastro më 24 maj qytetin, fshatin ose lagjen tuaj.