Prishtinë,25 prill 2012 - ProCredit Bank dhe DokuFest ju ftojnë të filmoni ndotjen ose mbrojtjen e mjedisit që të rrethon - dhe të konkurroni për çmimin e Videos më të Mirë Mjedisore.
Videot do të shfaqen gjatë edicionit të sivjetshëm të DokuFestit në Prizren, ku videoja më e mirë do të shpallet në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të këtij festivali të filmit dokumentar.
Filmo dhe dorëzo videon tënde jo më të gjatë se 5 minuta në degën më të afërt të ProCredit Bankës deri më 31 maj.
Shpërblimi
Fituesi i çmimit Videoja më e Mirë Mjedisore do të shpërblehet me shumën prej 1000 Euro
Kriteret
Videoja duhet të adresoj imazhe të ndotjes ose mbrojtjes së mjedisit;
Videoja mund të xhirohet me kamerë, telefon, webcam ose aparat, etj;
Videoja duhet të jetë 1 deri në 5 minuta;
Autorët e videove duhet të jenë mbi 18 vjeç;
Qëllimi
Kjo iniciativë vetëdijesimi ka për qëllim adresimin vizual të çështjeve mjedisore në Kosovë dhe ndarjen e tyre me publikun e gjerë gjatë DokuFestit, i cili do të mbahet në Prizren prej 7 – 15 korrik 2012.
Afati i fundit për aplikim 31 maj 2012