ProCredit Bank hap degën e re në Albi Mall

Prishtinë 14 Maj, 2012 - ProCredit Bank në Kosovë ka hapur edhe një degë të re në Albi Mall në Veternik.

Me këtë hap, ProCredit Bank dëshiron t'ju qëndron sa më afër klientëve të vet.

Sikurse të gjitha degët e bankës, edhe kjo degë, do të jetë në përputhje me filozofinë e bankës – duke krijuar një ambient mikpritës, miqësor, si dhe ofrim të shërbimeve sa më cilësore për klientët tanë.

Në degën e Albi Mall, klientët mund t'i kryejnë këto shërbime bankare: Hapje të llogarive bankare, depozitime, tërheqje dhe pagesa, transfere bankare, aplikacione për kredi dhe mbitërheqje për persona privat dhe biznese, si dhe shume shërbime tjera bankare.  
Hapja e degës së re në Albi Mall rezulton me rritjen e ProCredit Bank-ës në Kosovë si dhe me shtimin e numrit të klientëve tanë.