Disa qindra punonjës të ProCredit Bankës në aksionin ‘Ta Pastrojmë Kosovën’

Prishtinë,  24 maj 2012 - ProCredit Bank ka pranuar me entuziazëm ftesën e iniciativës qytetare ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, duke pastruar hapësira publike në shtatë qytetet kryesore të Kosovës.
Punonjës të shumtë të bankës kanë larguar dhjetëra kilogramë mbeturina më 24 maj duke dhënë mesazhin që një ambient i pastër është përgjegjësi e gjithë secilit.

Për më tepër, banka jonë ka ndihmuar këtë nismë mjedisore edhe në përhapjen e mesazhit që të gjithë së bashku më 24 maj të dalim dhe ta pastrojmë lagjen, fshatin, qytetin, vendin tonë.
ProCredit Bank do të vazhdoj të kontribuoj për një ambient më të pastër në Kosovë, përmes shërbimeve bankare, operacioneve të veta të brendshme, si dhe kontributit të drejtpërdrejt në komunitetin ku punojmë.

Kontributi ynë për një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm është një ndër shtyllat kryesore të përgjegjësisë sonë shoqërore dhe vlerë e integruar në punën tonë.      


.