Prishtinë, 27 Maj 2012 - Nxënësitë e shkollës fillore ‘Migjeni’ nga Mitrovica kryesojnë me njohuritë e tyre në biologji, matematikë, gjeografi dhe histori. Ata dëshmuan dijën e tyre gjatë garës edukative me 31 shkolla të tjera duke fituar në finalen e ProKid Kuizit të Diturisë.
Titullin e shkollës më të ditur ju ka ndarë zëvendës drejtori gjeneral, Florin Lila. “ProKid Kuizi i Diturisë tashmë është bërë një ngjarje tradicionale edukative e shoqëruar me shumë pasion dhe dije. Ky kuiz do të vazhdoj për shkak të interesimit dhe entuziazmit tuaj”, ju ka thënë Lila të pranishmëve në finalen e kuizit. “ProCredit Bank do të vazhdoj të inicioj dhe përkrah garat që sfidojnë dijen tonë për të mësuar më shumë e më shumë".