ProCredit Bank lanson fushatën mjedisore ‘Është vendi ynë.Ta mbajmë pastër’

Prishtinë, 6 qershor 2012 –ProCredit Bank ka nisur sot fushatën vetëdijesuese mjedisore ‘Është vendi ynë. Ta mbajmë pastër’ me qëllim që të kontribuoj tutje për një mjedis të pastër dhe të gjelbër në Kosovë. Kjo iniciativë thekson rëndësinë e të jetuarit në një mjedis të pastër dhe ndikimin në shëndet - duke u bazuar në pikëpamjen se ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e gjithë secilit prej nesh.

‘Ne jemi të bindur se mund ta mbajmë pastër ambientin rreth nesh, pra shtëpinë tonë të përbashkët, nëse të gjithë veprojmë me përgjegjësi, zvogëlojmë ndotjen dhe jemi mik të natyrës’, ka pohuar Eriola Bibolli, Zëvendës Drejtoreshë Gjenerale në ProCredit Bank.

Fushata ‘Është vendi ynë. Ta mbajmë pastër’ përbën në vete elementë informimi dhe veprimi.

Pjesë e rëndësishme e kësaj fushate është investimi për hapësira të gjelbërta. Në bashkëpunim me nismën qytetare ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, do të investohet në hapësira publike në shtatë rajone të Kosovës të pastruara në kuadër të kësaj nisme.

Bibolli po ashtu  ka njoftuar për themelimin e Komitetit Mjedisor të ProCredit Bankës në kuadër të kornizës së përgjegjësisë shoqërore të këtij institucioni financiar.
“Komiteti Mjedisor mbikëqyr zbatimin e politikave të ProCredit Bankës në menaxhimin e ndikimit mjedisor duke avancuar vazhdimisht performancën tonë mjedisore të brendshme dhe atë të jashtme, si dhe duke zgjeruar qasjen tonë gjithëpërfshirëse në favor të mjedisit”. 

Përveç ndikimit të drejtpërdrejt në mbrojtjen mjedisore, ProCredit Bank do të vazhdoj komunikimin me klientët dhe publikun për çështje të tilla.

Fushata ‘Është vendi ynë. Ta mbajmë pastër’ përcillet me klip vetëdijesimi në mediat elektronike, ndërsa nëpërmjet mediave të shtypura do të jepen informata shtesë se si në praktikë gjithë secili prej nesh mund të jep kontributin e vet për një Kosovë të pastër dhe të gjelbër. 

Sot, me rëndësi është të japin mesazhin që të gjithë ne, pavarësisht profilit të punës sonë, të kontribuojmë vazhdimisht për një mjedis të pastër dhe të gjelbër në Kosovë.