Prishtinë, 12 qershor 2012 - Klientët e ProCredit Bankës mund të kursejnë kohën e tyre, duke shfrytëzuar shërbimet më avancuara teknologjike si e-banking, shërbimet përmes SMS si dhe shërbimet në bankomat.
Sot, çdo njëri nga ne ka synim që të gjitha punët t`i kryejë në kohë. E shfrytëzimi sa më efikas i kohës mbetet planifikimi më i vlefshëm që bëjmë ne.
Ne në ProCredit Bank i bëjmë të gjitha përpjekjet për të dizajnuar dhe ofruar shërbime të tilla bankare që do të mund ta kursenin kohën tuaj. Si rrjedhojë, ne kemi në dispozicion një gamë të gjerë të shërbimeve të avancuara teknologjike që do t`ju mundësonte t`i kryeni shumë shërbime bankare lehtë dhe pa humbur kohë.
e- Banking – kursen kohën tuaj duke ju ofruar mundësi që nga shtëpia apo zyra juaj të kryeni të gjitha veprimet bankare:
• Pasqyra ditore të llogarive tuaja
• Ekzekutim i pagesave ndërbankare, nacionale dhe ndërkombëtare
• Shikimi i pasqyrës për të gjitha transaksionet që i keni bërë nëpërmjet ProCredit Bankës.
Shërbimet përmes SMS – Më lehtë, më shpejt më sigurt, me vetëm një SMS.
• SMS njoftimi – Pranoni porosi në telefon për çdo lëvizje në llogarinë tuaj.
• SMS Top UP – Mbushni IPKO llogarinë e telefonit mobil, IPKO TV, IPKO internet si she shërbimet e kombinuara të IPKO Duo TV , Duo Fix vetëm me një sms.
• SMS Bilanci – Pranoni informata në çdo vend dhe në çdo kohë mbi bilancin e llogarisë rrjedhëse dhe të kursimit.
Shërbimet në bankomat - Me rrjetin e gjerë të bankomateve, rreth 150 sosh në mbarë Kosovën, ju mund të shërbeheni duke tërhequr të hollat tuaja, apo të kryeni një varg shërbimesh përmes bankomateve.
• Bilanci i llogarisë – Shiko dhe printo bilancin e llogarisë tuaj.
• Mbushje elektronike e telefonit E-top up – Rimbushni llogarinë e telefonit tuaj përmes bankomateve edhe kur të gjitha dyqanet mbyllura, gjatë festave dhe në vikende.
• Kos Giro në bankomat – Paguani faturat e KEK-ut dhe PTK-së përmes bankomateve të bankës, pa burokraci, pa pritje në radhë, pa limitim në kohë.
Me shërbimet më të avancuara teknologjike në ProCredit Bank puna bankare është shumë e lehtë.