Prishtinë, 5 korrik 2012 – Revista prestigjioze mbi tregjet financiare ‘Euromoney’ i ka ndarë ProCredit Bankës çmimin ‘Banka më e mirë në Kosovë 2012’ për ekselencë të performancës bankare.
Shpallja e bankës më të mirë në vend është bazuar në cilësinë e shërbimeve, praktikat inovative, si dhe rezultatet e larta financiare.
Çmimet e Euromoney janë çmimet më prestigjioze në industrinë bankare në botë, të cilat u jepen bankave lidere dhe institucioneve financiare në më shumë se 100 vende. Sivjet për të tretin vit me radhë, Euromoney shpall ProCredit Bank – bankën më të mirë në Kosovë.
‘Kam kënaqësinë të njoftoj klientët dhe publikun e Kosovës për këtë lajm të mrekullueshëm për bankën më të madhe në vend. Tashmë, është dëshmuar se qasja jonë e përgjegjshme është pjesë e pandashme e shërbimeve tona cilësore ndaj klientëve privatë dhe atyre afaristë’, ka deklaruar Drejtori Gjeneral në ProCredit Bank, Ilir I. Aliu.
“Operacionet tona bankare ju përmbahen një sërë parimesh siç është transparenca në komunikimin me klientët, nuk promovojmë kredi konsumuese, shërbimet i bazojmë në analizë të mirëfilltë financiare dhe kuptimin e gjendjes të së cilit klient”, ka shtuar Aliu.
Sipas Aliut, shpallja e bankës më të mirë në vend është meritë e punës së shkëlqyer të mbi 1100 punonjësve të ProCredit Bankës në Kosovë, si dhe e besimit të dëshmuar të klientëve ndaj institucionit tonë.
ProCredit Bank vlerëson se ky çmim njëherësh tregon për standardet e arritura në industrinë bankare të Kosovës dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar në vendin tonë.