ProCredit Bank sponsor gjeneral i Dokufestit

Prishtinë, 6 Korrik 2012 - Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “Dokufest” për të tetin vit me radhë mbështetet nga ProCredit Bank.

Festivali fillon më 7 Korrik dhe do të zgjas deri më 15 Korrik 2012 në Prizrenin historik dhe pitoresk që tërheq një numër të madh të artistëve nga regjioni dhe bota.

Festivali do t’i prezantojë 160 filma.
ProCredit Bank dhe DokuFest gjatë muajit Prill dhe Maj  kanë ftuar qytetarët të filmojnë ndotjen ose mbrojtjen e mjedisit që i rrethon - dhe të konkurrojnë për çmimin e Videos më të Mirë Mjedisore. Videot do të shfaqen gjatë këtij edicionit të DokuFestit në Prizren, ku videoja më e mirë do të shpallet në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të këtij festivali.

Vlen të theksohet se ProCredit Bank ofron 50 % zbritje për të gjithë klientët që paguajnë biletën me njërën nga kartelat e bankës tonë.