Prishtinë, 1 Gusht 2012 - Keni vendosur të përfitoni më shumë nga paratë tuaja të kursyera? Apo ndoshta mendoni se parat tuaja nuk ju nevojiten për një kohë?
ProCredit Bank ka zgjedhjet e duhura për ju!
Llogaria e kursimit
Është llogari që sjell interes për të hollat e deponuara. Nga kjo llogari pos që përfitoni interes të favorshëm, në po të njëjtën kohë përfitoni edhe fleksibilitet ngase ju mund të tërhiqni të hollat nga kjo llogari në çdo kohë brenda në bankë, pa e humbur interesin e fituar për atë kohë sa të hollat kanë qëndruar (fjetur) në bankë. Interesi llogaritet në baza ditore dhe ju kreditohet në llogarinë tuaj një herë në vjet, në fund të muajit dhjetor. Vlen të theksohet se hapja e llogarisë së kursimeve është falas dhe pa mirëmbajtje.
Llogaria e depozitave me afat
Është llogari që mund t’ju përshtatet shumë lehtë në planifikimin e kursimeve tuaja. Kjo llogari përdoret atëherë kur ju synoni një interes më të lartë nga banka dhe atëherë kur mjetet e kursyera nuk ju nevojiten për një kohë të caktuar. ProCredit Bank-a, ofron norma të ndryshme interesi dhe një gjë e tillë varet nga shuma e deponuar dhe nga kohëzgjatja e kontratës. Sa më e gjatë që të jetë periudha, interesi do të jetë më i lartë. Pos interesit shumë të favorshëm dhe sigurisë së lartë, me këtë llogari ju kurseni për plane afatgjata pa u brengosur për rastësitë që mund të sjellë jeta.
Llogaria e kursimit për fëmijë – ProKid
Është llogari kushtuar enkas kursimeve të fëmijëve tuaj, e cila sjell interes. Libreza e kursimit e disenjuar enkas për fëmijë e bëjnë këtë llogari shumë atraktive. Kursimet mund t’i filloni që tashti, duke ndarë nga paga një shumë sado të vogël të hollash që të kalojë në mënyrë automatike në këtë llogari çdo muaj, e që u ndihmon fëmijëve për shkollim në të ardhmen e tyre. Njëherësh, me këtë llogari ju ngritni kulturën e kursimit edhe te fëmijët tuaj. Banka jonë, po ashtu mendon rreth kursimeve të tyre, duke i pasuruar me një shumë të caktuar që nga çasti i hapjes së kësaj llogarie si shpërblim për nisjen e kursimeve.
Plani i kursimeve
Plani i kursimeve është i disenjuar enkas për realizimin e qëllimeve afatgjate të klientëve. Nga kjo llogari klientët përfitojnë mundësi kursimi afatgjatë me përfitime maksimale, përfitim I dyfishtë, interes dhe bonus vjetorë.
ProFit plus
Është një tjetër llogari, e cila ofron norma të interesit shumë atraktive dhe kushte shumë fleksibile për kursimet tuaja. Andaj në qoftë se keni vendosur të kurseni një shumë të caktuar për ndonjë plan tuajin në të ardhmen dhe dëshironi të keni të ardhura të rregullta për përditshmërinë tuaj, ProFit plusi, është zgjedhja ideale për ju. E veçanta e kësaj marrëveshjeje kursimi me një afat prej 5 vjetësh është ndarja e kursimit në periudha, ku interesi rritet nga periudha në periudhe. Një periudhë është e barabartë me 6 muaj dhe në fund të çdo periudhe ju përfitoni interesin e akumuluar.
Vlen të theksohet që ProCredit Bank në mënyrë të vazhdueshme, ka rritur përpjekjet në promovimin e kulturës për të kursyer, sado e vogël shuma e parave të kursyera, sepse ne në ProCredit Bank besojmë se një gjë e tillë u sjell stabilitet financiar klientëve dhe gjeneron rritjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit