ProCredit Bank mbledh kapakë të plastikës në ndihmë të njerëzve me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 12 shtator 2012 - ProCredit Bank i është bashkuar iniciativës unike mjedisore në ndihmë të njerëzve me aftësi të kufizuara, duke mbledh kapakë të plastikës që nga muaji maj 2012. 

Kapakët e mbledhur më pas do të riciklohen për të blerë karroca për nevojat e personave me aftësi  të kufizuara të cilët nuk kanë mundësi t’i blejnë ato.   
ProCredit Bank me shumë kënaqësi i është bashkuar kësaj nisme të studentit kosovar në Turqi, Kushtrim Ahmeti, i cili ka ndryshuar mënyrën se si shikohet mbrojtja e mjedisit karshi ndihmës për njerëzit me aftësi të kufizuara. 

Me këtë iniciativë, punonjësit dhe klientët e ProCredit Bankës kontribuojnë përtej një mjedisi më të pastër - duke ndihmuar personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.