Prishtinë 21, shtator 2012 - ProCredit Bank ju ofron përkrahjen maksimale për biznesin tuaj! Tek ne gjeni mbështetje për zgjerimin e biznesit, rritjen e profitabilitetit apo fillimin e prodhimit. Me anë të kredive tona të biznesit, me norma konkurruese të interesi, ju do të zhvilloni edhe më tej biznesin tuaj.
Ju gjithashtu mund të shfrytëzoni:
Limitin kreditor - një shërbim që ndihmon në nevojat tuaja financiare.
Limiti kreditor është një limit që caktohet për biznesin tuaj. Limiti kreditor mund të shfrytëzohet si: Kredi, Mbitërheqje, Linjë kreditore, Garanci bankare apo edhe si kredit kartelë për biznese.
Vlera e limit kreditit përcaktohet në bazë të vetëm një analize (analizë që banka e bënë pa pagesë) ku vlerësohet potenciali kreditor i juaj.
Shuma e aprovuar e limitit kreditor varet nga potenciali i biznesit tuaj dhe pastaj ju mund ta shfrytëzoni, si dhe kur të keni nevojë.
e- Banking – në mungesë të kohës për ta vizituar njërën nga degët e bankës, E-banking ju ofron klientëve mundësin t’i kryejnë të gjitha veprimet bankare nga zyra apo shtëpia. Me sistemin bankar elektronik, çdo klientë mund t’i kryej këto veprime bankare :
• Pasqyra ditore të llogarive tuaja
• Ekzekutim i pagesave ndërbankare, nacionale dhe ndërkombëtar
• Ekzekutimi i rrogave të punëtorëve tuaj përmes e-Banking
• Shikimi i pasqyrës për të gjitha transaksionet që i keni bërë nëpërmjet ProCredit Bankës
Për më shumë transaksionet e kryera përmes e-banking kushtojnë më lirë sesa të bëhen përmes degëve të bankës.
Vlen të theksohet që ju mund të përfitoni norma konkurruese të interesit në kredi biznesi nëse shfrytëzoni shërbimet shtesë si transferte, kartela për biznese, mbitërheqje, SMS njoftimi, ofertë kjo që vlen deri më 31 Dhjetor 2012.