Lansohet platforma më e re e sigurisë për blerjet në internet

Prishtinë, 02 tetor 2012 – ProCredit Bank njofton poseduesit e kartelave VISA (Classic, Globe, Enterprise), Maestro dhe MasterCard se tash e tutje blerjet në Internet mund t’i realizojnë përmes platformës më të re 3-D Secure, gjë që mundëson blerje më të sigurta në Internet.  

Ky shërbim i ri në tregun bankar të Kosovës mundëson blerje në Internet me numër personal iPIN - për herë të parë për qytetarët e Kosovës, klientë të ProCredit Bank.

“Siguria e mjeteve në bankën më të madhe në vend gjithnjë vihet në rend të parë. Andaj, duke parë trendin e rritjes së blerjeve në Internet nga qytetarët e Kosovës, kemi lansuar platformën 3-D Secure e cila përforcon masat e sigurisë gjatë realizimit të pagesave/blerjeve në Internet”, njofton Ilir I. Aliu, Drejtor Gjeneral në ProCredit Bank.
 
Për të përfituar nga platforma 3-D Secure duhet të aplikohet për PIN Interneti (iPIN) në ndonjërin nga 150 bankomatët e ProCredit Bankës në Kosovë. iPIN është numër katër shifror që kërkohet gjatë blerjes në Internet në web faqe të ndryshme si mjet shtesë për konfirmim të blerjes.

Kështu, platforma 3-D Secure përmes iPIN-it iu mundëson afaristëve dhe personave privat të bëjnë blerje më të sigurta në Internet.