Prishtinë, 28 nëntor 2012 - ProCredit Bank është shpërblyer me çmimin ‘Banka më e Mirë në Kosovë’ për vitin 2012 në ceremoninë e shpalljes së institucioneve më të mira financiare në botë, nga revista lidere ndërkombëtare për banka dhe financa ‘The Banker’, pjesë e grupit ‘Financial Times’.
Ky çmim është rikonfirmim i performancës së shkëlqyer të ProCredit Bankës në Kosovë, si dhe rikonfirmim i kontributit të kësaj banke në zhvillimin e sektorit bankar në vendin tonë.
Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve u zhvillua në mbrëmjen e 28 nëntorit në Londër, ku çmimin në emër të ProCredit Bankës e pranoi Rezak Fetai, menaxher i lartë në ProCredit Bank. “Për të pestin vit me radhë ‘The Banker’ nderon ProCredit Bankën me çmimin banka më e mirë në vend, gjë që tregon për suksesin tonë konsistent bankar. Këto çmime prestigjioze njëkohësisht tregojnë për standardet e arritura në industrinë bankare të Kosovës dhe qëndrueshmërinë e këtij sektori në vendin tonë”, ka theksuar z. Fetai.
Në ceremoninë e mbajtur në kryeqytetin britanik janë shpërblyer bankat më të mira në 149 vende, përfshirë Kosovën në mesin e tyre me ProCredit Bankën.
Me rastin e këtij vlerësimi, Drejtori Gjeneral në ProCredit Bank Ilir I. Aliu, falënderon të gjithë klientët për bashkëpunimin dhe besimin e dëshmuar ndër vite. z. Aliu ka shtuar se ky çmim vë në pah edhe përkushtimin e ProCredit Bankës për shërbime cilësore dhe profesionale në kuadër të parimeve të këtij institucioni.
“Operacionet tona bankare ju përmbahen parimeve siç është transparenca në komunikimin me klientët, nuk promovojmë kredi konsumuese, shërbimet i bazojmë në analizë të mirëfilltë financiare dhe kuptimin e gjendjes të secilit klient. Qasja jonë e përgjegjshme ia shton rëndësinë cilësisë së shërbimeve, praktikave inovative, dhe rezultateve të larta financiare, të shpërblyera me çmimet më prestigjioze në industrinë bankare në botë”, ka deklaruar z. Aliu.
ProCredit Bank do të vazhdoj të jetë partneri afatgjatë i klientëve në Kosovë, gjithnjë duke u bazuar në orientimin e bankës kah kreditë zhvillimore e jo ato konsumuese.