Prishtinë 15, dhjetor 2012 - ProCredit Bank për këtë vit të ri shpërblen klientët me dhurata në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe besimin e tyre.
Në kuadër të fushatës "Blej me kartelë, merr dhuratë", ProCredit Bank ka përgatitur dhurata speciale për klientët të cilët do të paguajnë me kartelat e tyre nga 15 dhjetori 2012 deri më 31 janar 2013.
Kjo fushatë përmban dy oferta. Oferta e parë u dedikohet klientëve të cilët për herë të parë blejnë me kartelat e tyre, përderisa oferta e dytë u dedikohet klientëve të cilët rregullisht kanë paguar me kartelë.
Blerësit për herë të parë
Për klientët që blejnë për herë të parë me kartelën e tyre, banka ofron 5% bonus të shumës së shpenzuar gjatë fushatës.
E tëra që ju duhet është:
- Të jeni klient i ProCredit Bank
- Të keni kartelë aktive nga ProCredit Bank
- Të jenë këto blerjet e para me kartelën aktive në POS terminalet e ProCredit Bank.
Blerësit e rregullt
Për klientët të cilët rregullisht kanë paguar me kartelën e tyre, ProCredit Bank u jep falas disa shërbime.
E tëra që ju duhet është:
- Të jeni klient i ProCredit Bank
- Të jeni përdorues aktiv i kartelave në POS terminale
- Të bëni pagesa mbi 100 euro brenda ofertës
Shërbimet të cilat u jepen këtyre klientëve janë:
- E-banking
- SMS njoftimin
- Kodin identifikues të klientit
- Mirëmbajta falas e llogarisë rrjedhëse
- Lëshimi falas i kartelës së kreditit
Këto shpërblime do të jenë dhuratë për t'ju uruar atyre një vit të ri e të mbarë.
Shpërblimet do të jepen gjatë muajit shkurt 2013.