Prishtinë, 01 shkurt 2013 - ProCredit Bank ju njofton se ka bërë identifikimin e të gjithë klientëve të cilët gjatë periudhës 15 dhjetor 2012 deri më 31 janar 2013 kanë paguar me kartelën e tyre dhe janë kualifikuar për të qenë fitues të shërbimeve të ofruara nga ProCredit Bank në fushatën “Blej me kartelë, merr dhuratë”, si:
- e-Banking
- SMS Njoftimi
- Kodi Identifikues i Klientit
- Mirëmbajtje falas e llogarisë
- Lëshimi i kartelës së kreditit
Klientët të cilët janë kualifikuar gjatë kësaj fushate do të kontaktohen nga ne përmes telefonit gjatë muajit shkurt 2013 ku do të njoftohen për shërbimin e fituar.
Faleminderit që ishit pjesë e fushatës “Blej me kartelë, merr dhuratë”.
ProCredit Bank