ProCredit Bank do të jetë e pranishme në Bibliotekën Kombëtare me rastin e Panairit të Karrierës, të organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës më 14 maj 2013, prej orës 10:00 deri 17:00.
Të gjithë pjesëmarrësit në panair do të kenë rastin të njihen për së afërmi me proceduarat e punësimit të ProCredit Bankës dhe me Programin për Bankierë të Rinj. Programi ofron mundësi unike për punësim të kandidatëve të kualifikuar, duke i përgatitur ata me trajnim gjithëpërfshirës mbi bazat e sistemit bankar, përgjegjësinë sociale dhe edukimin financiar, si dhe mbi rolin e ndërmjetësimit financiar dhe ndikimin në ekonominë e një vendi. Për më shumë informata, kliko KËTU.
ProCredit Bank ofron mundësi unike për zhvillim profesional!
Ju mirëpresim!