ProCredit Bank ju fton në takime informuese të Programit për Bankierë të Rinj

ProCredit Bank më datë 27 korrik 2013, prej orës 14:00 organizon takime informuese me kandidatët e interesuar për t’u informuar më shumë rreth punësimit në ProCredit Bank.

Të gjithë pjesëmarrësit në këto takime do të kenë rastin të njihen për së afërmi me mundësitë e punësimit në ProCredit Bank- mundësi kjo që ofrohet përmes Programit për Bankierë të Rinj. Ky Program ofron mundësi unike që kandidatët të fitojnë njohuri për bazat e sistemit bankar, përgjegjësinë sociale dhe edukimin financiar, si dhe për të kuptuar qartë rolin e ndërmjetësimit financiar dhe ndikimin e tij në ekonominë e një vendi. Për më shumë klikoni KËTU.

Andaj, ftojmë të gjithë të interesuarit të na bashkëngjiten në këtë takim i cili do të shoqërohet nga grupi i rekrutimit dhe kandidatët të cilët tashmë janë të diplomuar nga ky program.

Këto takime do të organizohen në degët kryesore të ProCredit Bank në shtatë qytete të Kosovës:

1. Prishtinë – Ulpianë (adresa: Bul. “Dëshmorët e kombit”)
2. Mitrovicë – qendra kryesore (adresa: Sheshi “Isa Boletini”)
3. Gjilan – qendra kryesore (adresa: Rr.”Adem Jashari”)
4. Gjakovë – qendra kryesore (adresa: Rr. “NënaTerezë”)
5. Pejë – qendra kryesore (adresa: Rr. ”Adem Jashari” )
6. Prizren – qendra kryesore (adresa: Rr. “Zahir Pajaziti” nr. 152)
7. Ferizaj – qendra kryesore (adresa: Rr. “Rexhep Bislimi” nr. 36/A)

Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni direkt Departamentin e Burimeve Njerëzore në zyrën qendrore në numrin 049/ 555 828.

ProCredit Bank ju mirëpret!