Finance Central Europe shpall ProCredit Bankën, bankën më të mirë të vitit 2006

Prishtinë, 09 Nëntor 2006 - ProCredit Bank në Kosovë, për të pestin vit me radhë nderohet me çmimin “Banka më e mirë për vitin 2006” nga revista prestigjioze britanike Finance Central Europe.

Përveç kësaj banka e parë në Kosovë, është shpërblyer edhe si banka më e mirë në Kosovë për asetët e vitit 2006.

Një vlerësim i tillë, i bërë nga një institucion botëror dhe me reputacion të njohur siç është Finance Central Europe është çmuar lartë nga menaxhmenti i ProCredit Bankës.

“ProCredit Bank, edhe më tutje do të jetë e përkushtuar në ndërtimin e relacionit sa më të frytshëm me klientët, që bashkërisht ta avancojmë suksesin, që vlerësojmë të jetë esencial për ekonominë kosovare! Çmimet e marra nga Finance Central Europe jo vetëm që na bënë krenarë, por edhe konfirmon angazhimin maksimal të bankës tonë” deklaron Ilir Aliu zv/drejtor i ProCredit Bankës

Aliu, thotë se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ProCredit Bank në mënyrë të suksesshme ka përmbyllur bilancin e gjendjes, me total të aktives (aseteve) prej 409 milion Eurosh.

Ndërsa sa i përket depozitave të klientëve të  ProCredit Bankës, ato,  kanë arritur shumën prej 369 milion Euro, gjë që edhe më tutje ProCredit, vazhdon të mbajë vendin e parë në sistemin e përgjithshëm bankar, për sa i përket kursimeve!

Në mënyrë të shpejt është rritur edhe shuma e dhënë e kredive, që në gjashtë-mujorin e parë të këtij kjo shifër ka qenë  115 milion Euro, duke arritur shumën aktive të kredive në mbi 213 milion Euro. Duhet potencuar se portfolio i kredisë është rritur në një normë më të shpejtë se totali i kredive të sektorit bankar në Kosovë.
ProCredit Bank ka ofro 30 degë në Kosovë, ndërsa është anëtare e grupit të bankave ndërkombëtare ProCredit e përbërë nga 19 institucione financiare që operojnë në 19 vende të botës. 

Përndryshe deri më sot ProCredit Bank ka instaluar më tepër se 1 100 POS Terminale (Pika të Shitjes) si dhe ka lëshuar më tepër se 140 000  kartela ndërkombëtare, ndërsa ka arritur në 52 numri i bankomateve të vendosura në mbarë Kosovës, në mënyrë që klientëve të bankës tu ofrohet qasja në të hollat e tyre 24 orë në shtatë ditët e javës.
T`iu përkujtojmë se ProCredit banka është banka më e madhe në vend që vazhdon të ofrojë shërbime dhe produkte bankare për të gjithë gamën e klientëve të saj dhe të marrë pjesë në rindërtimin e përgjithshëm ekonomik.