Arrin në më se 20 milionë kapitali i ProCredit Bankës

Ndërsa, sa u përket depozitave të klientëve të ProCredit Bankës, ato  kanë arritur shumën prej 369 milionë eurosh, gjë që edhe më tutje ProCredit..., vazhdon të mbajë vendin e parë në sistemin e përgjithshëm bankar, sa u përket kursimeve!
 
Në mënyrë të shpejtë është rritur edhe shuma e dhënë e kredive, që në gjashtëmujorin e parë ajo shifër ka qenë  115 milionë euro, duke arritur shumën aktive të kredive në më se 213 milionë euro. Do potencuar se portfolio i kredisë është rritur në një normë më të shpejtë se totali i kredive të sektorit bankar në Kosovë.
 
Nga ana tjetër ProCredit Banka, më 2005, ka operuar me një fitim vjetor neto prej 4.8 milionë eurosh, derisa ashtu siç është planifikuar, aksionarët tanë këtë vit kanë rritur kapitalin  e bankës, që ka kapërcyer shifrën prej 20 milionë eurosh.
 
 “ Rezultatet e shkëlqyera të këtij gjashtëmujori të punës, na bëjnë optimistë për perspektivën financiare të tregut kosovar! Dhe natyrisht kjo na detyron përkushtim të vazhdueshëm ndaj klientelës së bankës”, thotë Florin Lila, zv. drejtor i ProCredit Bankës.
 
Pos kësaj banka jonë gjatë këtyre muajve ka hapur edhe tri degë të reja, në tri qyteza të Kosovës (Besianë, Viti dhe Therandë), duke zhvilluar punën e saj afariste dhe, duke ua ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme bankare qytetarëve, që çojnë në 28 numrin e rrjetit të ProCredit Bankës në vend, ndërsa deri në fund të këtij viti planifikohet që të hapen edhe disa degë të tjera. Ndërkaq, ka arritur 52 numri i bankomatëve të vendosur në mbarë Kosovën, në mënyrë që klientëve të bankës t’u ofrohet qasja në të holla të tyre gjatë 24 orëve shtatë ditë të javës.
 
Ndryshe deri sot ProCredit Banka, ka instaluar më tepër se 1 100 POS terminale (pika shitjeje) si edhe ka lëshuar më tepër se 140.000  kartela ndërkombëtare, gjë që vihet re kontributi i ProCredit... në përpjekjet për të reduktuar përdorimin e kesh-it (parave të thata) në ekonominë kosovare.
 
Ndonëse ProCredit Banka është e orientuar edhe drejt zhvillimit social dhe shoqëror, këtë e dëshmon edhe përkrahja dhe mbështetja e vazhdueshme  në aktivitetet kulturore dhe sociale, nëpërmjet sponsorimeve, duke tentuar që t’i ndihmohet kështu zhvillimit kulturor dhe edukativ të vendit tonë.