Prishtinë, 15 korrik 2006 – ProCreditBanka, ka shpallur muajin qershor: “Muaj kartelash”, duke u ofruar klientëve të saj një kartelë debiti falas.
VISA Electron do t’u jepet “falas” të gjithë klientëve të rinj dhe atyre ekzistues, të cilët ende nuk janë pajisur me kartela debiti.
Sikurse VISA Classic, kartelë krediti, ashtu edhe VISA Electron pranohen në të gjithë pikat e shitjes (POS terminalet), 1.000 të tilla sa ekzistojnë te tregtarët kosovarë dhe 900.000 në mbarë botën, gjë që u mundëson mbajtësve shfrytëzimin e kartelave për të blerë çfarëdo që atyre u nevojitet.
Që të dyja llojet e kartelave bankare VISA, të lëshuara nga ProCreditBanka, janë të pajisura me teknologjinë më të përsosur CHIP, gjë që i bëjnë kartelat më të sigurta dhe më të avancuara.
Ndërsa 1 % probonus u takon të gjithë përdoruesve të kartelave bankare të lëshuara ekskluzivisht nga banka jonë.
Bonusi kreditohet në llogarinë e probonusit që secili klient i bankës mund ta shpenzojë atë shumë të grumbulluar nëpërmjet kartelës ProBonus nëpër dyqanet që mbajnë mbishkrimin “ProBonus Shopping Partners”
Me këto mundësi që ofron ProCreditBanka, tentohet që të bëhet vetëdijesimi për përdorimin e kartelave bankare, duke ndihmuar zhvillimin dhe integrimin ekonomik të vendit. Gjithashtu me më se 120.000 kartela ndërkombëtare të lëshuara, ProCreditBanka, po u kontribuon dukshëm përpjekjeve për të reduktuar përdorimin e “keshit” (parave të thata, parave në dorë) në ekonominë e Kosovës.
ProCreditBanka, është banka e parë kosovare që gjatë majit 2002, ka lëshuar në treg kartela transaksioni, që fillimisht ofroheshin si kartela nacionale debiti. Po ashtu ishte e para bankë që ka bërë të mundur vendosjen e bankomatëve për tërheqje parash dhe pika shitjeje (POS terminals) te tregtarët, për pagesa me kartela në mbarë vendin.
Ndërkaq, më 2003, ProCrediti... po ashtu për të parën herë kishte ofruar në treg kartelat me funksionalitet ndërkombëtar, Master dhe Maestro. Ndërkohë që vjet është arritur marrëveshja me VISA International, për lansimin e kartelave shumë të njohura ndërkombëtare VISA.