Prishtinë, 10 prill 2006 – ProCredit... zgjeron aktivitetin e saj bankar edhe në Therandë duke u ofruar banorëve të kësaj ane të gjitha shërbimet e nevojshme bankare.
Ndonëse deri tashti zyra e ProCredit Bankës, në Therandë, funksiononte dhe luante rolin e një zyre për mbështetjen e bizneseve të vogla e të mesme nëpërmjet dhënies së kredive, që nga sot zyra do të shndërrohet në një degë bankare ku ofrohen të gjitha shërbimet bankare.
“ Theranda ka potencial zhvillimi, andaj edhe ne si ProCredit... jemi fokusuar edhe në këtë pjesë të vendit në mënyrë që të mbështesim dhe përkrahën zhvillimin e ekonomisë lokale”, ka deklaruar Zana Bokshi, udhëheqëse e ProCredit Bankës në Therandë dhe në Prizren.
Deri tashti banorët e Therandës ka qenë dashur të udhëtonin në komunat më të afërta si në Prizren, për t’i kryer shërbimet e domosdoshme bankare.
Me hapjen e nëndegës së sotme të Therandës, ProCredit... zgjeron rrjetin e saj me 20 nëndegë së bashku me 7 degët kryesore në mbarë Kosovën.
ProCredit Banka, vazhdon të jetë lidere në tregun financiar në Kosovën si nga depozitat, ashtu edhe në portfolion kreditore.
Më saktë ProCredit... ka më se 150 mijë klientë, me një shumë totale të depozitave të qytetarëve dhe organizatave në më se 340 milionë euro, apo 42% të depozitave totale të sistemit bankar në Kosovë.
Derisa totali i kredive të lejuara në ProCredit Bankë gjatë 2005-s ka arritur shumën prej 155 milionë eurosh e bën ProCreditin bankën më të besuar dhe numër një në tregun kosovar.