Prishtinë, 29 mars 2006 - ProCredit Banka, është banka e parë kosovare që gjatë majit 2002, ka lëshuar në treg kartela transaksioni, që fillimisht ofroheshin si kartela nacionale debiti, ka vendosur edhe bankomatë për tërheqje parash dhe pika shitjeje (POS terminale) te tregtarët, për pagesa me kartela në mbarë vendin.
Hapi i dytë i aktivitetit në promovimin e përdorimin e kartelave, është përsëritur gjatë dhjetorit 2003, kur ProCredit Banka për të parën herë, ka paraqitur kartelat me funksionalitet ndërkombëtar, të llojit shumë të njohur MasterCard dhe Maestro.
Ndërsa vjet ProCredit Banka, ka arritur marrëveshje me VISA International për lansimin në treg të kartelave VISA (debit dhe kredit), që janë kartela të siguruara maksimalisht pas pajisjes me CHIP-in e përsosur, që lëshohen vetëm nga ProCredit Banka për të parën herë në tregun e Kosovës.
Pagesat me kartela, vetvetiu, janë një alternativë më e sigurt se paraja e gatshme dhe, kartelat e pajisura me CHIP, siç ProCredit ka lëshuar VISA-t, theksojnë një siguri më të lartë për pagesat me kartela.
Duke prezantuar këto kartela, ProCredit Banka, konstaton se ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm, duke e sjellë klientelën e vet shumë afër komunitetit global dhe një shoqërie jo-kesh e cila është imperativ për një ekonomi të suksesshme.
Deri sot ProCredit Banka, ka më shumë se 140. 000 klientë të cilët kanë kartela debie apo Maestro dhe Visa Electron, derisa 5. 000 klientë mbajnë kartela kredie, shumica e të cilëve janë shfrytëzues të MasterCard (kartelë kredie) dhe pjesa tjetër shfrytëzues të VISA Classic (kartelë kredie)
Me këtë ProCredit Banka, siguron të gjithë poseduesit e kartelave të saj të kreditit (VISA dhe MASTER), se nuk është shënuar asnjë rast i vetëm i keqpërdorimit të kartelave. Megjithatë do theksuar se tentativa për të kryer transaksione me kartela të keqpërdoruara, të lëshuara nga bankat e jashtme, vihen re si në çdo treg bankar në botë. Mirëpo ato refuzohen, sepse teknologjia që përdoret në bankën tonë detekton jo-validitetin e tyre dhe pagesa refuzohet.
Për me tepër, të gjitha operacionet e kartelave të lëshuara nga ProCredit Banka, kryhen në qendrën e procesimit në Frankfurt am Main dhe, çdo veprim në fushën e kartelave është i nivelit të shteteve të zhvilluara të Bashkimit Evropian.