Prishtinë, 15 mars 2006 - ProCredit Banka sivjet rikthen sytë në sektorin bujqësor, duke përkrahur financiarisht të gjithë ata që merren me bujqësinë, agrobizneset dhe bizneset rurale.
Nëpërmjet kredive për bujqësinë, ProCredit... tenton që të mbështesë dhe stimulon individë, ose ferma të vogla në iniciativa të tyre për të zhvilluar aktivitetet.
Minimumi i shumës së kredisë është 250 euro, derisa kësti përcaktohet në bazë të shitjes sezonale në bujqësi. Sa i përket kthimit të kredisë një gjë e tillë përcaktohet në bazë të shitjes së produkteve.
“Vendimet rreth kredisë janë të bazuara në analizën dhe kuptimin e natyrës së biznesit bujqësor”, thotë Florin Lila, zv.drejtor i ProCredit Bankës.
ProCredit Banka, banka më e suksesshme në vend, ka nisur që të japë- lejojë kredi për bujqësi që nga viti 2003, duke nisur kështu një iniciativë të re për zhvillimin e kësaj pjese të ekonomisë.
Deri tashti ProCredit Banka, ka disborsuar 11.035 kredi me një shumë prej 24.5 milionë eurosh.
“Banka jonë favorizon kredidhënien për bujqësinë si një ndër mundësitë më të mira të investimit në Kosovë. Kredia për bujqësinë, ka karakteristika krejtësisht të përcaktuara dhe të dallueshme nga produktet e tjera. Ofrimi i këtij lloji të kredisë është bërë i mundur pas një studimi të gjerë të tregut dhe nevojës së këtyre individëve për të zhvilluar biznesin e tyre bujqësor”. Është shprehur Florin Lila.
Për ta sensibilizuar dhe vetëdijesuar opinion publik rreth kësaj kredie, ProCredit..., ka ndërmarrë hapa të promovimit të drejtpërdrejtë të këtij shërbimi kaq të rëndësishëm, duke vendosur stenda, ditëve në të cilat tradicionalisht organizohen tregje, në mbarë Kosovën. Kjo nga ProCredit Banka është parë si një mundësi e mirë e informimit të kësaj kategorie të individëve që ushtrojnë veprimtari bujqësore, apo blegtorale, duke marrë parasysh se ProCredit..., është ndër bankat e para që ka nisur të ofrojë kredi për bujqësinë.
T’ju kujtojmë se ProCredit Banka, në mënyrë rapide, ka rritur shumën e dhënë të kredive nga viti në vit. Kështu gjatë vitit 2003 janë dhënë 80 milionë euro, 2004 – 106 milionë, ndërsa vetëm gjatë vitit që mbeti prapa janë dhënë 155 milionë euro dhe gjitha këto pa përfshirë kreditë afatshkurtra – deri 1 vit.
Ndërsa për sivjet ProCredit Banka, planifikon të rrisë shumën e kredive të dhëna në më se 200 milionë euro.