ProCredit Banka siguron se rasti i BKP, nuk lëkund besimin e klientëve në sistemin bankar

Prishtinë, 13 mars 2006– ProCredit Banka, si banka më e suksesshme në Kosovë, do të vazhdojë misionin e saj, për të qenë në shërbim të klientëve, duke u ofruar të gjitha shërbimet bankare nga njëra anë, por edhe duke u përkujdesur maksimalisht për depozitat e klientëve, për çfarë edhe garantojnë pronarët e ProCreditit me renome ndërkombëtare, nga ana tjetër.
 
Ndaj besojmë se situata e krijuar me Bankën Kreditore të Prishtinës, nuk do të lëkundë besimin e klientelës sonë, pasi që operimi i ProCredit Bankës, ka dëshmuar qartë gjatë 6 vjetëve të operimit, seriozitet, kredibilitet dhe siguri.
 
Në operimet tona të kredive, ne fokusohemi në dhënien e kredive për mikrobizneset, bizneset e vogla, si edhe bizneset e mesme, pasi që jemi të bindur se këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe janë kontribues vitalë në ekonomitë në të cilat ne operojmë.
 
ProCredit Banka, në mënyrë eksplicite, shmang vijat spekulative të biznesit dhe lejon kredi dhe vlera të mëdha vetëm në raste të veçanta, duke mënjanuar rrezikun me të cilin do të përballej në raste të tilla.
 
Gjithashtu, menaxhimi i rrezikut bankar në bankën tonë kryhet në kooperim me “departamentin e rrezikut” të ProCredit Holdingut në Frankfurt am Main dhe është në harmoni me standardet ndërkombëtare të menaxhimit të riskut, që rezulton në një afarizëm shumë të sigurt të bankës tonë.
 
Pronarët (aksionarët) tanë, që të gjithë janë institucione me renome ndërkombëtare (Banka Evropiane e Rindërtimit dhe Zhvillimit- EBRD, International Finance Corporation-IFC, Commerzbank, ProCredit Holding, Kreditanstalt fur Wiederaufbau-KFW dhe Financierigsmaatschappij voor Ontwikkelingslanden-FMO), presin mbështetje në kthimin e investimeve, por nuk janë të interesuar në profitin maksimal afatshkurtër.
 
T’ju kujtojmë se gjatë vitit që mbeti prapa, banka jonë, ka përmbushur atë edhe çfarë kishte pritur. Kjo ka bërë që edhe aksionarët tanë të presin kthimin e kapitalit në afro 35%. Ndonëse portfolio i kredive është rritur fuqishëm gjatë vitit të shkuar aksionarët kanë vendosur të rrisin  kapitalin e bankës në më se 15 milionë euro gjatë këtij viti.
 
Nga ana tjetër totali i kredive të lejuara në ProCredit Bankë gjatë vitit 2005, ka arritur shumën prej 155 milionë eurosh, (duke mos përfshirë kreditë afatshkurtra – mbitërheqjet) me maksimumin e lejuar gjatë një muaji në rreth 18.5 milionë euro. Derisa për këtë vit ProCredit... planifikon të rrisë shumën e kredive të dhëna në më se 200 milionë euro.
 
Me vetë faktin se ProCredit... është bankë stabile dhe është lidere e tregut financiar në Kosovë, vërteton garanci për të gjithë klientët për deponimin e të hollave të tyre.
 
Për ta plotësuar këtë fakt do shtuar se aktualisht ProCredit... ka rreth 150 mijë klientë, me një shumë totale të depozitave të qytetarëve dhe organizatave në më se 340 milionë euro, apo 42% të depozitave totale të sistemit bankar në Kosovë.